Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Ka ndërruar jetë hoxha i Bojanës, Mulla Dina

Ka ndërruar jetë hoxha i Bojanës, Mulla Dina

Pak minuta para iftarit, më 2 maj, 2020, ia ka dorëzuar shpirtin Allahut (xh. sh.) hoxha më i vjetër i Bojanës (Shkup), Salahudin ef. Mustafa – i njohur me emrin Mulla Dina.
Me këtë rast, telegram ngushëllimi familjes, shokëve dhe miqve, tërë xhematit të Bojanës e më gjerë, ka dërguar Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. “Si hoxhë, si shok, si mik e si dost, ndarja nga kjo jetë e Mulla Dinës më ka prekur shumë. Si njeri ka qenë i jashtëzakonshëm, besnik i Kuranit dhe i Sunnetit, prej të cilit kemi mësuar të gjithë që kemi qenë pranë tij. Allahu e mëshiroftë dhe Xhenetin ia mundësoftë Salahudinit të paharrueshëm. E tërë Bashkësia Fetare Islame do ta kujtojë me mall hoxhën e madh të Bojanës” – thuhet në telegramin e ngushëllimit të Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Varrimi i Salahudin ef. Mustafës, Mulla Dinës, do të bëhet më 3 maj, në orën 11:30 në varrezat e fshatit Bojanë.

 

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni