K O N K U R S

Fondi i Vakufit Studentorë pranë Bashkësisë Fetare Islame shpall konkurs për bursa studentore për vitin akademik 2013/14.
Bursat për student kanë të bëjnë me:- Fakultetin e Mjeksisë, Stomatologjisë, Farmacisë, por gjithashtu edhe të gjitha fakultetet teknike.
Kriteret të cilat duhet ti plotësojnë kandidatët për këtë konkurs janë:
– Të jetë student i rregullt,
– Të jetë me status të ulët social, (të vërtetohet me dokument)
– Të jetë student i fakulteteve shtetërore në Maqedoni.
Dokumentet e nevojshme për konkurim:
– Çertifikatë e lindjes (fotokopje),
– Vërtetim se është student i rregullt,
– Vërtetim nga mjeku,
– Biografi e shkurtër për familjen dhe gjendjen ekonomike,
– Kopje të indeksit me nota nga të gjitha vitet si dhe ajo e faqes me fotografin,
– Dy fotografi.
Bursa studentore ndahet vetëm për këtë vit akademik 2013/14
Të interesuarit dokumentet mund t’i paraqesin në zyret e BFI-së, ndërsa afati i dorëzimit zgjatë deri më 25 Qershorë 2013.

Comments are closed.