JEPEN VENDIMET PËR ANËTARËT E RINJ TË MYFTINISË SË SHKUPIT
Të martën më 08.02.2022 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga H. Irsal ef. Jakupi, Sekretari Gjeneral i BFI dhe Dr. Abdulqerim Iseni – Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë, mori pjesë në seancën e parë të mbledhjes konstitutive me anëtarët e rinj të Myftinisë së Shkupit e udhëhequr nga Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili. Në këtë mbledhje, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Myftiu i Shkupit ua dorëzuan vendimet anëtarëve të rinj: Muharem ef. Ismaili, Ibraim ef. Ibraimi, Ali ef. Ziberi, Shefket ef. Baftjari, Orhan ef. Sali, Llokman ef. Kamberi, Dr. Amel ef. Kurtishi, Jusuf Sinani, Mr. Zahir Bekteshi dhe Prof. Dr. Taip Jakupi.
Gjatë kësaj mbledhje Reisul Ulemaja iu drejtua të pranishmive me një fjalim përshëndetës, ku në fillim përshëndeti Organizatorin e kësaj mbledhje, Myftiun e Shkupit, e më pas të gjithë të pranishmit, me çrast anëtarëve të rinj të Myftinisë së Shkupit bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë, u dëshiroi shëndet të mirë dhe suksese në punë.
“Sot keni marrë përsipër që të çoni përpara një amanet nga paraardhësit tanë që ta përçoni islamin tek breznitë e rinj”, tha Reisul Ulemaja, duke shtuar më tej se ” E di se pesha që do të mbani mbi supe është e rëndë, por edhe kënaqësia e suksesit do të jetë edhe më e madhe. Bëni vepra të mira sepse veprën tuaj do ta sheh Allahu Fuqiplotë, i dërguari i Tij dhe besimtarët. “
Myftinia e Shkupit është njëra nga Myftinitë më të mëdha të Bashkësisë Fetare Islame në RMV.
Comments are closed.