Jeni Xhamia ose Xhamia e Kadi Mahmut Çelebiut në Manastir

Xhamia e Kadi Mahmut Çelebiut në Manastir, ose ndër popull e njohur si Jeni Xhamia, në fakt që nga ndërtimi i saj e deri më sot  mbarë opinioni këtë xhami e njeh me emrin e dytë të saj, pra emër të cilin ndër popull e ka marrë menjëherë pas ndërtimit që do të thotë Xhamia e Re, është e ndërtuar në vitet 1552-56, dhe deri pas Luftës të Dytë Botërore ka funksionuar për atë që ishte ndërtuar, pra xhami që ka shërbyer për nevojat e besimtarëve musliman.

Menjëherë pas Luftës të Dytë Botërore, kjo xhami është uzurpuar nga ana e shtetit të atëhershëm Jugosllav komunist, i cili qëllimin fillestar e ka pasur që të vazhdojë me avazin e mbretërisë SKS për të rrënuar të njëjtën, mirëpo vullneti i të madhit Allah ishte më i madh nga dëshira e komunistëve dhe nuk lejoi që xhamia të rrënohet, por prej asaj kohe e deri më sot, ajo nuk është nën kujdesin e BFI-së, por ende është në duar të shtetit i cili gjatë tërë kësaj periudhe ka bërë, dhe vazhdon të bëjë keqpërdorime dhe keqtrajtime të shumta të Jeni Xhamisë.

Komunistët Jugosllavë nuk ja arritën që të rrënojnë xhaminë, por për këtë ata e keqtrajtuan dhe që nga ajo kohë e deri në vitin 1958 xhamia ishte shndërruar, gjegjësisht përdorej si depo e prodhimeve bujqësore, gjegjësisht si depo drithërash, mallrat e ndryshme të drithërave transportoheshin me karroca të hequra nga kafshë të ndryshme, si gomar, kuaj, buaj etj, të cilët futeshin deri në mihrabin e xhamisë për tu shkarkuar ose ngarkuar. Në vitin 1958 me vendim nr. 1737 prej 14.11.1958 në bazë të nenit 2 dhe 21 të ligjit për mbrojtje të monumenteve të kulturës dhe rrallsite natyrore (gazeta zyrtare R P M  nr 11 prej 15.04.1948) e në propozim të muzeut popullor i rrethit të Manastirit letra nr. 145 prej 30.10.1958 vendoset që për shkak të arkitekturës Jeni Xhamia të vendoset nën mbrojtjen e ligjit monument kulturoro-historik  xhamia e quajtur JENi, gjegjësisht nga ky moment e deri më sot ajo është Galeri e Arteve me emër Mosha Pijade – vendndodhja Manastir, pronësia VAKUF. Mirëpo për të legalizuar pronësinë mbi xhaminë në vitin 1959 komisioni për nacionalizim pranë këshillit popullor të rrethit të Manastirit, sjell vendim nr. 05-1050/3 prej 21.12.1959 dhe nr. 06-1050/3 prej 03.03.1960 me të cilin nacionalizon tërë xhamitë e Manastirit, por me reagim të udhëheqsisë të BFI të atëhershme i njëjti komision për nacionalizim pranë këshillit popullorë të rrethit të Manastirit pranon ankesën e BFI-së, dhe me vendim nr. 03-286/1 prej 28.05.1960 pezullon ose anulon vendimin paraprak dhe të njëjtin e shpall të pavlefshëm, me çka tërë xhamitë  ja kthen pronarit të saj të vërtetë, këtu duke kyçur edhe Jeni Xhaminë, por ky kthim në pronësi për Jeni Xhaminë ka qënë vetëm DE JURE ndërsa DE FACTO asnjëherë më nuk i është kthyer BFI-së, dhe shtatë vite më vonë, Këshilli ekzekutiv i qytetit me preteks se pronari është treguar tejet i pandërgjegjshëm përsëri merr xhaminë veç më paraprakisht të shndërruar në Galeri të Arteve, e cila si e tillë ka funksionuar deri më vitin 2011, kur me një projekt të entit për mbrojtje të përmendoreve të kulturës, muze dhe galeri Manastir, të miratuar nga ministria e kulturës të RM-së, fillon shkatërrimi dhe tjetërsimi i xhamisë, prej xhamie në kishë, projekt i cili këtyre ditëve është intensifikuar edhe më shumë.

BFI e RM-së pavarsisht formave dhe strukturave të organizimit të saj, që nga momenti i uzurpimit të xhamisë asnjëherë nuk ka pushuar së orvaturi dhe munduari që xhaminë ta kthej atje ku edhe takon, pavarësisht se regjimi komunist është i deklaruar si shumë i rreptë BFI gjithmonë ka intervenuar gjthkund në organet e shtetit të atëhershëm dhe organet më të larta të BFI-së, si Kryesia supreme e BFI në Jugosllavi me seli në Sarajevë, por tërë orvatjet ishin pa rezultat. Me mëvetësimin dhe ndërrimin e sistemit politik prej atij komunist në atë demokratik, menduam se erdhi koha kur edhe do të shpëton xhamia nga keqtrajtimet, por kot se koti, bile bile, tani gjendja e xhamisë është edhe më e rëndë prej asaj të periudhës komuniste.

Menduam se në një shtet demokratik ku vlejnë rregullat e lirive apsolute fetare e kulturore, do të përmirsohen gabimet e të kaluarës komuniste, në fakt kjo bindje u përforcua kur në krye të ministrisë së kulturës në atë kohë erdhi një Manastiras me emër Gjyner Ismail, u zhgënjyem atëherë sikur që zhgënjehemi edhe sot e kësaj dite nga shumë ministra, drejtorë, sekretarë shteti, liderë të ‘’ mëdhenjë’’ politik e ashtu me rradhë, kot se koti, asnjëri nga këta as që deshi bile të përmënd emrin e xhamisë e jo më të bëj diçka konkrete përveç që njëri drejtor i QNK me emër Behixhudin Shehapi, bëri disa aktivitete në lidhje me xhaminë, gjegjësisht ai nga posti i drejtorit të QNK firmosi programin e ministrisë të kulturës për vitin 2011 ku në dy pika të të njëjtit program zyrtarizohet ndërimi i emrit të xhamisë prej Jeni Xhami në: ЦРКВА СВ. ЃОРЃИ, si dhe deklarata e tij për disa mediume me rastin e një vizite të Manastirit nga ana e tij, ku i njëjti deklaron dhe vërteton se Jeni Xhamia është ndërtuar mbi themelet e një kishe – vërteton gënjeshtrat megalomane të armiqve të Islamit, në fakt tipat e politikanëve të këtillë janë shumë më të rrezikshëm nga vet armiqtë e deklaruar të Islamit.

Duke qënë e bindur BFI se nuk do të ketë zgjidhje të problemit në bazë të vullnetit politik, që nga viti 1998 morri rrugën e gjyqsorit të Maqedonisë, një proçes i cili zgjati deri në pranverë të vitit 2009, proçes në të cilin 100% argumentet ishin dhe janë në anë të BFI-së, gjegjësisht në anë të të vërtetës, gjyqtarët e tërë niveleve të gjyqsorit të Maqedonisë, fare duke mos marRË parasysh argumenetet të preyentuara në bazë të dokumentacioneve të vërteta, vendosnin në bazë të ndjenjave të tyre personale – armiqësore,  ose në bazë të urdhrave nga politika antiislame maqedonase, dhe në pranverë të vitit 2009 gjyqi suprem na i mbyllë tërësisht mundësitë për vazhdim të mëtutjeshëm të proçesit. BFI e RM-së duke shpresuar se ekziston një drejtësi Europiane, dhe duke respektuar afatet gjyqsore, proçesin e vazhdoi në gjyqin ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut në Strazburg.

PavarËsisht se në aspektet gjyqsoro-juridike BFI-së i janë mbyllur tërë dyert, BFI e RM-së asnjëherë nuk ka hequr dorë nga Jeni Xhamia, dhe asnjëherë as që do të pajtohet me fatin e saj, gjegjësisht do të  përdorë tërë mekanizmat që i ka në dispozicion dhe Jeni Xhaminë të Cilën sot po mundohen të e shndërrojnë në Kishë ta kthen në pronsëi të veten, dhe t’ia kthen funksionin – xhami funksionale për të cilin edhe e ka ndërtuar Kadi Mahmut ef. Çelebiu.

Muftiu  i BFI-Manastir Pllumi Veliu

“Para disa ditëve bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të BFI-se z. Afrim Tahiri bëmë një vizitë qytetit të Manastirit, dhe mes tjerash vizituam Jeni Xhaminë dhe Xhaminë Isakije. Në Jeni Xhami gropohej pamëshirshëm, shkatërroheshin themelet e Xhamisë! Kurse te Isakija punohej në meremetimin e Xhamisë, beheshin punë shumë të mëdha në përforcimin e së njëjtes. Xhamitë janë shumë afër njëra- tjetrës, vërtetë është për tu habitur, për njërën prej tyre edhe autoritetet e Turqisë, kanë ndarë fonde, kurse për tjetrën, për Jeni Xhaminë heshtin që të gjithë, lejohet edhe tjetërsimi i saj! Vetem BFI e RM-së e lufton tjetërsimin, të tjerët sillen sikur asgjë nuk është duke ndodhur!”

Muaz Agushi, drejtor i Sektorit për Kulturë dhe Shkencë pranë BFI-së

(Almaks)

foto1
foto2

 

Comments are closed.