Israja dhe Miraxhi sfidë e të gjitha kohërave

Untitled1-7“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabesë) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.” (Suretu el-Isra: 1)

Të nderuar besimtarë ju njoftojmë se nata e bekuar e Israsë dhe Miraxhit është më 25/26 maj 2014 gjegjësisht 26/27 Rexheb 1434 hixhri.
“Isra” llogaritet udhëtimi nate i të dërguarit të Allahut nga Meka deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem, ndërsa “Miraxh”, ngjitje në lartësitë më të mëdha qiellore të Muhamedi (a.s.).
Israja dhe Miraxhi është natë e bekuar, një ngjarje e veçantë për botën islame dhe atë njerëzore, por mbi të gjitha një muxhize e cila akoma në vete mbart aktualitet. Israja dhe Miraxhi është natë e cila sfidon çdo logjikë dhe gjithnjë është çështje që zgjon kureshtje te klasa intelektuale, por gjithsesi tek mbarë njerëzimi. Shfrytëzoj rastin të përgëzoj të gjithë besimtarët e vendit tonë, në diasporë dhe gjithë shoqërinë islame për këtë natë të bekuar.

Për hajr nata e bekuar e Israsë dhe Miraxhit!

Reis-ul-Ulema i BFI
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.