ISLAMI ËSHTË FE E PAQES E JO E TERRORIZMIT
Të hënën më 09.05.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në sesionin e dytë të forumit të Këshillit Botëror të Shoqërive Myslimane me titullin “Uniteti islam – koncepti, mundësitë dhe sfidat” që po mbahet në qytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Më këtë forum ku marrin pjesë përfaqësues të mbi 150 vendeve të ndryshme të Botës, në panelin e dytë, Reisul Ulemaja u paraqit para të pranishmëve me temën: “Islami është fe e Paqes e jo e terrorizmit”.
Ai në këtë konferencë po merr pjesë me ftesë të Qeverisë së EBA-së, dhe shoqërohet nga Drejtori për marrëdhënie me Botën Arabe, H. Ismet ef. Ademi.
Në vazhdim është tema me të cilën u paraqit Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai:
“Sot Islami është realitet dhe si i tillë është në qendër të vëmendjes nga shkaku se ai vendosi njeriun në piedestalin më të lartë duke e definuar atë si vlerën më të lartë të Zotit,(Et Tinë,4; El Bekaretu,30) për të cilin krijoi gjithçka dhe të gjitha i vendosi në shërbim të tij , me qëllim të shfrytëzimit të tyre për të humanizuar dhe zbukuruar jetën në këtë botë, nëpërmes parimeve të njëshmërisë së Zotit, barazisë njerëzore si prejardhës nga i njëjti babë dhe nënë, Ademi dhe Hava, ekuilibri në mes shpirtërores dhe materiales, kultivimit të së mirës dhe lufta kundër të keqes, organizimi i jetës individuale dhe shoqërore duke vendosur pushtet të drejtë, barazi në obligime dhe detyra, liri në të shprehurit e bindjes, besimit dhe mendimit dhe në realizimin e të gjitha të drejtave, etj.
Këtë e vërtetoi edhe historia, kur pjesëtarët e islamit të udhëhequr nga parimet e Islamit me shekuj arritën të jenë udhëheqësit e botës në të gjitha sferat e aktivitetit njerëzor duke arritur kulminacionin në sferën fetare, shkencore, filozofike, ekonomike, morale, astronomike, kulturore, ushtarake, etj. Për këtë është dëshmitare vet Evropa e cila u ndesh me Andaluzinë muslimane, Spanjën e sodit, me kryeqendër e saj Kordobën e famshme, e cila ishte me shekuj shembull i zhvillimit të shkencës, kulturës dhe civilizimit njerëzor. Këtë e vërtetuan edhe personalitete të shkencës dhe kulturës Evropiane si: Johan Vofgang von Goethe (Gëte), Volteri, Leon Nikolajeviç Tolstoj, Ogyst Kont, Edmund Burke, Montogomeri Ëat, Gustav Lebon, Bernard Luis, Filp Hiti, Thomas Arnold, Bernard Shou,etj.
Por, fatkeqësisht fenomenin e Islamit në të shumtën e rasteve e politizojnë dhe e fusin në shërbim të qëllimeve vetanake për dominim në sferën politike, ekonomike, luftarake, etj. Pa të drejtë ai sot tentohet të prezantohet si fenomen destruktiv, si pjellë e dukurive të shëmtuara duke ia veshur injorancën, prapambeturinë, dekadencën, terrorin, agresivitetin.
Kryesisht këtë e bëjnë qarqe të ngushta jo islamenga jasht dhe ato nga brenda, nga vet pjestarët të islamit. Kam bindje se të parët e bëjnë këtë me qëllim vetanak, për interesa të ngushta me qëllim të dominimit politik, ekonomik, strategjik etj. Dhe qasja e këtillë është qasje parciale, e ngushtë, e kufizuar dhe subjektive. Nisur nga kjo nuk na habisin aspak dukuritë e ndryshme antislame të cilata çdo të keqe dhe destruktive ia mveshin Islamit dhe pjesëtarëve të tij, duke harruar se një qasje e këtillë është subjektive, deformon pa të drejtë parimet e shenjta të Islamit, iriton pa masë pjestarët e denjë të islamit dhe qarqet tjera joislame dhe në këtë mënyrë gjith më tepër formohet ambient intolerant, armiqësor dhe konfliktuoz si në sferën e të menduarit njerëzor po ashtu edhe në ate praktik dhe fizik. M’u për këtë nuk është për t’u habitur konflikteve ndër njerëzore në emër të qëllimeve të larta, robërimit dhe pushtimit të popujve të ndryshëm në botë, gjenocideve dhe masakrave që ndodhin para syve të botës, etj., kjo shkaktoi vrasjen dhe zhdukjen e qindra mijë njerëzve në Evropë, konkretisht në Ballkan, Azi, Afrikë, etj., e mos t’i përmendim shkatërrimin material dhe pasojave të pashërueshme të tij në sferën ekonomike, morale dhe bashkë jetesës ndër njerëzore.
Të dytët, këtë e bëjnë nëpërmes të një prezantimi sipërfaqësor, duke mos u zhytur aspak në esencën e mësimit islam, duke mos e kuptuar ate në kohë, vend dhe rrethana, dhe duke mos e kuptuar elasticitetin, domethënien, mençurinë, përshtatshmërinë dhe universalitetin e parimeve të Islamit në përgjithësi. Prezantimi jo i vërtetë i Islamit nxjerrë në shesh radikalizmin e paparë kundër çdo vlere me çka Islamin e paraqesin si të zymtë, të egër, antinjerëzor, injorant, të erët, jo racional, egoist, etj. me çka poashtu dëmton rëndë imixhin dhe pozicionin e Islamit në botë dhe në qarqet e ndryshme politike e shoqërore. Të ashtuquajtura lëvizjen në emër të Islamit, me vetëdije dhe me prapavijë, për interesa të qarqeve destruktive prezantojnë Islamin si destruktiv dhe të pa përshtatshëm për kohën dhe vendin ku jetojnë dhe në këtë mënyrë, si të parët, në mënyrë të barabartë kntribuojnë në ç’vlersimin Islamit në Botë dhe në qarqe të ndryshme me ndikim në sfera të aktivitetit njerëzor.
Andaj, kam bindjen se e gjithë kjo është ajo që brengos dhe që është njëri ndër shkaqet në kohën e sodit që forcon fenomenin e shpifjes se gjoja Islami dhe muslimanët janë bartës të terrorizmit botëror edhe atë të inspiruar nga Libri i shenjtë Kur’ani Famëlartë. si.
Islami kundërshtar më i madh i ekstremizmit dhe terrorizmit
Terrorizmi sot është një fenomen i shëmtuar dhe si i tillë është pjesë përbërëse e ngjarjeve dhe rrjedhave botërore. Si i tillë përfshinë gati të gjithë kontinentet e botës dhe të gjithë popujt e tyre. Askush nuk është imun nga ky fenomen tejet destruktiv dhe i shëmtuar. Merret si arsyetim i krizës ekonomike, si luftë kundër botës së pasur për të shkatërruar monopolin ekonomik në botë, si luftë kundër robërimit nga fuqitë e mëdhenj, si përpjekje për të mbjellë frikë tek popujt apo grupet e njerëzve që kanë okupuar vende dhe popuj të ndryshëm në botë, si metodë për t’u çliruar nga uzurpator të llojllojshëm, si mjet kundër qeverive të ndryshme, etj. E gjithë kjo ka lënë në botë skena të trishtueshme dhe rrëqethëse që nuk mund të arsyetohen me asfare arsyetimi
1.Islami është fe që në qendër të vëmendjes ka njeriun dhe kujdesin më të madh ia kushton formimit të personalitetit të tij duke definuar atë në mënyrë të plot pa marrë parasysh vendin, racën, kombin dhe fenë të cilës i përket.
2. Islam si porosi hyjnore kujdesin esencial e drejton drejt njeriut dhe mu për këtë maksimalisht lufton të formojë marrëdhënie të forta ndër-njerëzore me qëllim të mbrojtjes së dinjitetit dhe nderit të njeriut në përgjithësi, andaj Islami mbi të gjitha është paqe që tregon edhe vet termi “Islam“ që në veti përmban domethënien e paqes (selami) si gjendje qetësimi dhe paqeje…andaj “perceptimi i disa qarqeve se jo të gjithë muslimanët janë terrorist, por që të gjithë terroristët janë muslimanë, jo vetëm që është tezë e korruptuar nga pikëpamja moralo politike, por është vetëm sipërfaqësore dhe pa përmbajtje.”
Për këtë Kur’ani Famëlartë thërret të gjithë njerëzit të futen në mënyrë më aktive në kultivimin e paqes me qëllim të mirëqenies njerëzore duke thënë:
“O ju që besuat, hyni në paqe të tërësishme, e mos ndiqeni rrugën e djallit sepse ai është armik juaj i hapur…”(El bekaretu;208)
“Në qoftë se ata, anojnë kah paqja, ano edhe ti kah ajo…” (El Enfalë,61)
“E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë:”Paqë!(El Furkanë,63)
3. Islami është fe e mendjes së shëndoshë e cila sendet i shef ashtu siç janë dhe mu për këtë nuk është fe e imponimit, por fe e bindjes dhe nisur nga kjo asnjëherë nuk imponon dhe nuk përdor dhunën në asnjë moment as në çështjet e besimit, e as në çështjet tjera që kanë të bëjnë me jetën. E gjithë kjo del nga parimi i shenjtë kur’anor i cili thotë:
“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota…” (El Bekaretu,256) .
Historia ka vërtetuar se kur muslimanët ishin në nivelin më të lartë të zhvillimit të tyre në të gjitha sferat e jetës, “dijetarët Islam në mënyrë të përsosur zhvilluan konceptin e mbrojtjes së pesë të drejtave themelore, ato të cilat ne sot i quajmë të drejtat e njeriut, pa marr parasysh besimin fetar dhe përkatësinë kombëtare e që janë: e drejta për jetën (nefs), e drejta për besimin fetar (din), e drejta për liri (akl), e drejta për pronë (mal) dhe e drejta për nderin (ird).”
M’u për këtë përhapja e Islamit ndodhi në mënyrë shumë të lehtë ku përfshiu të gjithë kontinentet e botës duke u shërbyer me parimin e lirisë së besimit dhe veprimit.
4. Islami është fe e barazisë njerëzore në të gjitha sferat e jetës duke mos bërë asfare dallimi racor e fetar. E vetmja privilegj qëndron në konstruktivitet dhe devotshmëri. Islami me parimet e tij të shenjtë, qysh para 15 shekujsh proklamoi definimin e vërtetë dhe pozicionin natyror të njeriut duke thënë:
“O ju njerëz vërtetë, Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni ndërmjet vete, e ska dyshim se tek All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqiat )…” (El Huxhurat,13)
Muhamedi a.s. në frymën e këtij ajeti në misionin e tij dhe në
kulminacionin e robërisë dhe skllavërisë njerëzore iu drejtua njerëzimit duke mos druar aspak nga fuqitë e mëdha të kohës me këto fjalë:
“O ju njerëz! Ju keni një Zot dhe një babë. Të gjithë ju jeni të Ademit dhe Ademi është nga dheu. Nuk ka asnjë përparësi arabi ndaj joarabit, as joarabi ndaj arabi. Po kështu nuk ka asnjë përparësi I bardhi ndaj të ziut as i ziu ndaj të bardhit përveç se nga devotshmëria”.
Në një rast kur Kalifi i dytë Omer ibën Hattabi një pjestarë i Islamit fyu shokun e tij në bazë racore, qorton shokët e tij me këto fjalë historike:
“Prej kur e keni marrë të drejtën të robëroni njerëzit, kurse ata kanë lind të lirë nga nënat e tyre”.
5. Obligimi kryesor i bartësve të Islamit sot në këtë kohë të zhvillimit teknik është në mënyrë precize t’i qasen Islamit duke e studiuar thellë dhe duke i praktikuar të gjitha porositë e tij në jetën e përditshme dhe duke e prezantuar atë në frymë e kohës dhe vendit dhe në këtë mënyrë të japim kontributin e tyre në prezantimin dhe shpjegimin e Islamit në të gjitha qarqet shkencore, shoqërore, filozofike e kulturore.
6. Përpjekja shumë dimenzionale për një jetë më të shëndoshë dhe më të lumtur është obligim i shenjtë dhe si i tillë duhet te jetë proces permanent dhe transparenti të gjitha forcave konstruktiv edhe progresive. Do të ishte e kotë ajo sikur të mbetej vetëm në suaza ta asaj teorike, por patjetër të shtrihet edhe në sferën e aksionit dhe të praksës. Zhvillimin e kësaj lufte Islami e shef në prizmin e obligimit të shenjtë për të ndihmuar pafije interesi në kultivimin e të mirës në jetën njerëzore, mu ashtu siç thotë Kur’ani Famëlartë:
“…Ndihmohuni në mes veti me të mira dhe të mbara, e mosni në mëkate e në armiqësi…” (El Maidetu,2).
Andaj, kjo ndihmë duhte të jetë reciproke shumë diemenzionale edhe atë duke përfshirë të gjithë vendet dhe popujt. Botën duhte kuptuar si trupi i njeriut, po qe se përjeton dhimbje një pjesë e trupit njeriut, këtë dhimbje e përjetoni tërë trupi. Do të ishte shumë utopike dhe iracionale sikur kjo të bëhej nëpërmes akuzave dhe propagandave verbale dhe teorike, përkundrazi kërkohet akcion i fuqishëm që do të përfshinte të gjitha sferat e jetës shoqërore.
Për këtë duhet e vepruar në suaza të këtyre parimeve:
– Afrimi i popujve pa marrë parasysh vendin,racën, kombin,për të gjetur bazat të cilat i bashkojnë njerëzit në përgjithësi si dhe njohja e vlerave me të cilat ato dallohen, si një begati nëpërmes të cilave ata duhet të plotësojnë, begatojnë, dhe respektojnë njëri tjetrin,duke e kuptuar thellë se dallim në racë, komb dhe vend është përparësi me qëllim që të njihemi në mes veti me qëllim të bashkëpunimit dhe dhënies ndihmë njëri tjetrit Mosnjohja e lirisë dhe të drejtave, pushtimi dhe përdorimi i dhunës me pa të drejtë është mosnjohje e njëri tjetrit si dhe urrejtje ndaj njëritjetrit .
– Ngritja e popujve në sferën intelektualo-shkencore dhe ate ekonomike e cila është bazë e njohjes sa më të madhe të njëri tjetrit si dhe bashkëpunimit sa më të madhë në mes veti.
PËRFUNDIM
Islami sot është realitet botëror që përfshinë të gjitha vendet e botës dhe përbënë gati një të tretën e njerëzimit Si i tillë po zhvillohet dhe po depërton në të gjitha shtresat e njerëzimit. Këtë e mundëson njohja gjithë më e thellë e Islamit nga ana e vet prestarëve të saj si dhe me zhvillimin e mjeteve të informacionit tashmë Islamin e njohin edhe jo muslimanët. Vet përhapja,zhvillimi dhe shtrirja e tij te të gjithë popujt e botës tregon në faktin se Islami ka filluar të njihet ashtu siç është se përndryshe nuk mund të kuptohet aktualiteti i tij sot në botë. Me zhvillimin e dijes si dhe me ngritjen intelektuale shkencore të muslimanëve shtohet aftësia dhe niveli i prezantimit të Islamit në mënyrë të denjë që është një faktor shumë me rëndësi. Edhe qarqet e ndryshme jo-islame sot janë ndarë në dy grupe edhe atë: ata të cilët kanë qasje objektive dhe Islamin dhe muslimanët i konsiderojnë realitet botëror të cilit duhet gjetur pozicionin e vërtetë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në rrjedhat e kohës; dhe ata të cilët janë tendencioz të cilët nga frika e zhvillimit të islamit dhe muslimanëve si dhe nga ndikimi i dominimit politiko-ekonomik merren me shpifje të ndryshme duke krijuar strategji e cila mbjellë panik tek bota tjetër dhe për ta shtuar këtë ata Islamin e konsiderojnë si burim kryesor të dhunës,terrorit, gjenocideve, etj, ndërsa muslimanët si terrorist e fundamentalist etj. me qëllim të krijimit të një islamofobije botërore. Që edhe ma tepër të shtohet strategjie e krijimit të Islamofobisë në mënyrë më skrupuloze përdoret edhe kultura, ashtu që decenieve të fundit në emër të kulturës shpikën “Vargjet satanike” të autorit famëkeq Salman Rushdit dhe kohëve të fundit edhe karikaturat kundër Muhamedit a.s. në gazetat daneze dhe evropiane me qëllim të shkatërrimit të shtyllës kryesore të inspirimit islam Muhamedit a.s. Situata është shumë e qartë te të gjithë njerëzit qëllimmirë dhe që u qasen sendeve në mënyrë shkencore dhe objektive dinë shumë mirë faktin se Islami është fe e sigurisë, e paqes, e fisnikërisë, tolerancës, dijes, kulturës, etj. Islami nuk është terrorizëm për arsye se në këtë sferë Islami ka parimin “kush mbyt një njeri sikur ka mbytur tërë njerëzimin”.
LITERATURA E SHFRYTËZUAR
1. Kur’ani, Përkthim me komentim në gjuhën shqipe, Sherif Ahmedi, Medine,1413.
2. Hadithet e Muhamedit a.s.
3. Thomas V. Arnold, Historia e përhapjes së Islamit,Përkth, N. Ibrahimi, bot. Shtëpia bot.”Dituria islame”,Prishtinë.2004.
4. Norman Cigar, Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ndaj muslimanëve, Përkth. nga boshnj. Xhabir Hamit dhe Nig/jar Bajram Hoti, Logos, Shkup, 2003.
5. Reisul Ulema Dr. Mustafa Ceriq, Besimi fetar, populli, atdheu, përkth. nga boshnj. Xhelal Fejza,bot. Feneri, Tiranë, 2004.
6. Osman Nuri Hadzhiq, Muhamed a.s. I Kur’an, botimi II, Sarajevë,1968.
7. Dituria Islame – Revistë islame, Nr.144-45, Qershor – korrik,2002, Rebiul evvel-ahir,1423
8. Novi Horizonti, Casopis za nauçnu, kulturnu i duhovnu afirmaciju, br. 40, Decembar,2002, Mostar.
9. Nexhat Ibrahimi, “A është islami burim i terrorizmit”, marrë nga interneti.
10. Islamski fundamentalizëm- Sta je to?, Grup autorësh, Sarajevo, 1990.
11. Tevfik Muftiq, Arapsko sërpskohrvatski rjecnik, Sarajevo, 1973
12. Vepra – Revistë informative, kulturore dhe shkencore, Nr. 47, shkurt dhe Nr 48. Mars,2002. Prishtinë
13. Vepra – Revistë informative kulturore dhe shkencore,Nr.76, Korrik, Prishtinë,2005.
14. Vepra – Revistë informative kulturore dhe shkencore,
15. .Mladzak, -studentski list, br.6., Sarajevo,2003.”
Comments are closed.