INTERVISTË: Rexhepi: Do të dridhim “karriget” e pushtetarëve

RexhepiKy shtet duhet të dijë se është ndërtuar mbi pronën e vakëfit. Këtë mllef e shprehë reisul ulema Sulejman ef. Rexhepi kur thotë se pjesa dërmuese e institucioneve janë ndërtuar mbi pronën myslimane. Ai ankohet se ka diskriminim klasik jo vetëm nga institucionet publike dhe partitë politike maqedonase që përfaqësojnë institucionet shtetërore, por edhe ngapёrfaqёsuesit politik. Reisi i thërret qytetarët që të mendojë mirë se cila parti shqiptare do të ketë në programin se saj çështjet fetare. Thotë se nëse vazhdon diskriminimi do tё detyrohen qё tё dalin edhe nё rrugё dhe tё dridhin tё gjitha karriget e pushtetarёve

“Zhurnal plus”: Kohën e fundit, Bashkësia Fetare Islame është në qendër të vëmendjes në opinion. A keni vendosur që të flisni publikisht për akuzat që ju bëhen? 

Rexhepi: Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisё (BFI) ёshtё institucioni i vetёm islam qё posedon pushtetin fetar nё vend dhe si i tillё kujdeset pёr zhvillimin dhe ruajtjen e islamit nё Maqedoni. Kur themi pushteti fetar, dua tё nënvizoj se ky pushtet ёshtё ndryshe nga ai politik, shtetёror qё trashigojnё tё zgjedhurit tanё gjatё proceseve zgjedhore.

Ne me pushtetin fetar qё posedojmё, përfaqësojmë 50 për qind të qytetarëve të Maqedonisë dhe gjatё gjithё kohёs jemi kujdesur qё tё bёjmё projekte tё ndryshme me qёllim tё avansimit si tё kuadrit telogjik ashtu edhe tё avancimit teknik, infrastrukturor, kulturor dhe humanitar të BFI-së.

Projekte tё shumta janё pёrgaditur gjatё gjithë viteve nga sektorёt profesional tё BFI-sё, mirёpo fatkeqësisht shumica e tyre projekteve vazhdojnё tё mos shohin dritёn e realizimit sepse tek ne ka njё pёrtaci e pashoqe e pushtetit politik qё kёto projekte t’i procesoj nёpёr institucionet shtetёrore dhe t’i jepet drita jeshile BFI-së, qё kёto projekte tё fillojnё tё implementohen. Por, duhet tё vendosin theksin e fortё nё njё moment.

Kur them se mungon pushteti politik, ky mungon vetёm pёr projektet e BFI-sё, por jo edhe tё Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) dhe bashkёsive tjera tё krishtera. Partitё politike maqedonase nё programet e tyre politike kanё projekte tё shumta me karakter fetar dhe gjatё marrjes sё pushtetiti shohim edhe tё realizohet pёr çdo ditё. 

“Zhurnal plus”: Për cilat projekte e keni fjalën, kur thua projekte të BFI-së?

Rexhepi: Ka dhjetëra dhe qindra projekte por do të përmendi vetëm më kryesoret dhe ato që çojnë pluhurin më shumë në opinion si Qendra islame apo Rezidenca, Burmali Xhamija, Xhamija e Prilepit, Jeni xhamia nё Manastir sё bashku me Llazecin, ndërtimi i Tupan xhamisё nё Tetovё, Husamedin xhamia nё Shtip, moskthimi i pronёs sё vakёfit tё nacionalizuar nga sistemi komunist, uzurpimi i ri i vakёfit edhe sot e kësaj dite, pёrjashtimi i Medresesё Isa Beu nga regjistri i publik i shkollave tё mesme, refuzimi pёr tё futur tatimin fetar nё kuadёr tё sistemit juridik nё Maqedoni. Kёto projekte janё vetёm njё pjesё e punës së përditshme të BFI-së ndërsa ka me dhjetra tё tjerё tё karaktereve tё ndryshme.

Dhe, kёto projekte me vite tё tёra janё duke qёndruar sirtarёve tё institucioneve tё ndryshme shtetёrore dhe nuk gjejnё zgjidhjen ligjore. Dhe, jo që s’kemi tё drejtё, apo na mungojnё argumentet, por ekziston njё neglizhencё e qëllimshme, njё injorim total, njё diskriminim klasik jo vetëm nga institucionet publike dhe partitë politike maqedonase që përfaqësojnë institucionet shtetërore, por edhe nga pёrfaqёsuesit politk mysliman pavarësisht a janё shqiptarё, turq, bosnjak, rom.

Dhe kjo ёshtё ajo qё rёndon mё sё shumti, sepse injorimin e jomuslimanёve e presim sidomos viteve tё fundit kur politika shtetёrore ka ushqyer islamofobinё deri nё banalitet. Shpesh dёgjojmё kritika, jo vetёm nga besimtarёt tanё por edhe nga pёrfaqёsuesit politik musliman se BFI nuk ёshtё e zonja tё implementoj kёto projekte.

“Zhurnal plus”: Pse BFI nuk mund ti realizojë këto projekte?

RexhepiÇfarё mund tё bёjё BFI-ja? Si shembull. Pёr tё marrё tё drejtёn qё tё ndёrtohet Burmali Xhamia duhet tё ndryshohet Plani Detal Urbanistik i Komunёs Qendёr. Dhe pёr kёtё plan nuk mund tё votojё BFI-ja, as hoxhallarёt tanё nёpёr xhamia dhe hytbe, por kёtё obligim kombёtar, fetar dhe moral e kanё tё deleguarit tanё legjitim me votat tona.

Kёtu dua tё bëj njё krahasim, por pa keqkuptime se anoj nga ndonjё parti apo tjetёr. Veç si ilustrim pёr tё mё kuptuar mё qartё. VMRO-ja nё programin e vet politik zgjedhor kishte ndёrtimin ekishёs nё qendёr dhe ajo kishё ёshtё nё pёrfundimin e sipёr madje nё pronё tё vakёfit tё BFI-sё.

Cila nga partitё myslimane nё Maqedoni nё programin e vet zgjedhorё kishte Xhaminё e Burmalisё? Tani veç kanё filluar tё pёrpilohen programet zgjedhore nё prag tё zgjedhjeve, do shohim se nёse ndonjё parti politikё do tё vendos Xhaminё e Burmalisё në programin e tyre zgjedhorë.

Apo shembull tjetёr Rezidencёn e BFI-sё. Nё Ministrinё e Transportit dhe Lidhjeve pa ndёrprerё ka pasur njё mysliman, një përfaqësues shqiptar, pavarësisht i ulur nё pozicionin ministёr apo zv/ministёr. Kur janё ndarё parcela pёr rezidenca tё bashkёsive tjera fetare tё krishtera, si nuk ju ka shkuar ndёrmend qё tё kёrkojnё edhe njё rezicencё pёr muslimanёt, populli prej ku edhe i marrin votat që të ulen në ato karriget e buta pushtetare.

“Zhurnal plus”: Ju nuk e fituat tenderin për Rezidencën e BFI-së edhe pse publikisht nga përfaqësues shtetërorë u tha se ajo pronë do t’i jepet BFI-së për të ndërtuar Rezidencën dhe Qendrën kulturore islame? 

Rexhepi: Po, i tillë ka qenë jo vetëm premtimi publik, por edhe gjatë takimeve qofshin ato në nivel qendror, kryeministri dhe ministri, qoftënë nivel lokal, komuna Qendër dhe Qyteti Shkupit. Më tragjikja, më ofenduesja, më nënçmuesja është kjo.

Ne me kontributin tonё kemi urbanizuar njё lagje tё tёrё pёr tё marrё njё parcelё pёr Rezidencё nё Kala, kemi harxhuar para pёr kёtё, kemi bёrё dhjetra dokumente me harxhime tonat, dhe nё vend qё tё na jepet pa kompenzim ashtu si ua dhanё bashkёsive tjera fetare, ne u pajtuam edhe ta paguajmë dhe pёrsёri na e shitёn, na e ngulёn thikёn pas shpine dhe na futёn nё njё labirith.

Madje, pёrgjegjёsit politik tentuan edhe tё na akuzojnё se ne paskemi bёrё pazarllёqe mes parcelave tё Rezidencёs dhe Burmalisё. Kjo ёshtё paftёsi totale e të zgjedhurve tanë pёr tё zgjedhur çёshtjet nёpёr institucione. Kjo është mos njohje e fakteve dhe argumenteve që janë në dobi të BFI-së, dhe tentimi për të mbuluar paaftësinë e tyre duke akuzuar tjetrin, është njё fitne e llojit mё tё keq dhe tentim pёr tё mbuluar diellin me shoshё.

Madje duket qesharake që kёto tonёt heshtin kur del Mile Janakievski tё arsyetojё se tenderi qenka zgjedhur krejt sipas ligjit dhe se BFI nuk i ёshtё premtuar asgjё. Pёr cilin ligj e ka fjalёn Janakievski? Vetёm nёse ka ndonjё ligj pёr tendera mes miqёsh dhe familjarёsh qё ne nuk e dimё!

Si ka mundёsi tё dalё publikisht tё thotё se asgjё nuk i ёshtё premtuar BFI? Por, pyes publikisht kёtё ministёr, pёr ç’arsye ёshtё takuar me mua disa herё ku nё kёto takime ka marrё madje pjesё edhe ish kryetari i Komunёs Qendёr Todoroviqi për të gjetur zgjedhje ligjore sipas kërkesave të projektit për Rezidencën që kishte ofruar BFI-ja. Kёto takime tё nivelit tё lartё nuk janё bёrё pёr kafe-muhabet por pёr t’i koordinuar punët për ta dhёnё parcelёn nё Kala tё Shkupit BFI-së qё tё ndёrtojë Rezidencёne saj.

Veç kёtyre takimeve ka pasur dhjetëra takime mes pёrfaqёsuesve tonё në nivel më të ulët hierarkik dhe tё ministrisё pёr tё sqaruar detajet. Urbanizimi i të gjithë zonës së Kalasë së Shkupit, projektet e nevojshme për të bërë të njejtën, kërkesat për ndryshimin e Planit Urbanistik në Komunën Qendër, projektet e BFI-së për ndërtesat në kuadër të Rezidencës janë bërë krejt nga BFI-ja dhe me buxhet të BFI-së. Nëse ky nuk është premtim, atëherë unë nuk di çfarë nënkuptojnë më këtë term ministrat në Qeveri, por edhe vetë përfaqësuesit qeveritarë.

“Zhurnal plus”: Po tani si është situata? 

Rexhepi: Në jemi ankuar duke respektuar afatet ligjore sepse gjatë mbajtjes së tenderit janë bërë shkelje të mëdha juridike procedurale nga ana e ministrisë së Transportit. Lënda momentalisht është në shkallën e dytë dhe presim përgjigje prej tyre. Mirëpo, pavarësisht se çfarë përgjigje mund të sjellin, një duhet ta kenë të qartë në Qeveri dhe ministrinë e Transportit se ne si BFI nuk do të heqim dorë asnjëherë nga Kalaja e Shkupit. Por do të luftojmë deri në pikën e fundit kur ne do të jemi fitimtarë, mirëpo një herë do të përdorim të gjitha metodat demokratike dhe ligjore. Se si e ngatërruan këtë labirith institucionet, ashtu edhe le t’ia gjejnë fillin. 

“Zhurnal plus”: Ajo që bëri më tepër bujë gjatë këtyre viteve është një deklaratë e juaja në profilin tuaj në ‘Facebook’ në lidhje me Çarshi xhaminë e Prilepit. A është e vërtetë ajo të cilën ju vetë e thoni? 

Rexhepi: Çarshi xhamia e Prilepit është një dhimbje tjetër e BFI-së së Maqedonisë por edhe e çdo muslimani në rruzullin tokësor, sepse bëhet fjalë për një shtëpi të Allahut xh.sh. Ajo për të cilën thoni ju se bëri bujë nuk ishte një deklaratë, ashtu si u interpretua në publik, por një informim, një njoftim për të gjithë muslimanët në Maqedoni por edhe më gjerë. Ai informim u cilësua si fashist, si gjuhë e urrejtjes si mallkim.

Prej kur në Maqedoni ka filluar e drejta, e vërteta të cilësohet fashiste, gjuhë e urrejtjes. Po bëhen 13 vjet që për shkaqe shumë të ulëta nuk lejohet rindërtimi i Çarshi xhamisë në Prilep. Ajo fatkeqësisht ashtu si është tani nuk paraqet tjetër pos një imazh jashtëzakonisht i keq i këtij shteti i cili për hir të një grupacioni radikal nuk krijoi kushte për ta rindërtuar.

Autoritetet lokale dhe qendrore lejuan që një grup radikal të pozicionohet mbi ligjin, padyshim se kjo shkakton revolt te të gjithë besimtarët mysliman por dhe mbarë shoqërinë me ndërgjegje të pastër të cilët nuk duan që vendi i tyre të përmendet për të këqija në arenën ndërkombëtare.

Fatkeqësisht, institucionet shtetërore nuk e kanë këtë brengë dhe mu për këtë deri më tani dhe asgjë nuk kanë bërë. Ligjet e vendit sikur të mos ishin fare, djegësit e xhamisë kurrë nuk u dënuan e as ata që kundërshtuan në kundërshtim me ligjin pengojnë rindërtimin e Xhamisë! BFI me vite të tëra po angazhohet ta shuaj këtë problem përmes rindërtimit të xhamisë, merret me esencën e problemit, kurse tani, mediume, analistë, funksionarë, bashkëfajtorë, që të gjithë shfaqën gatishmëri të merren vetëm me pasojat.

Turpi në këtë rast është mbi të gjithë ata që nuk kanë guxim të merren me esencën e problemit- me rindërtimin e një objekti që është nën mbrojtje të ligjit, dhe në këtë mënyrë të punojnë për një imazh sa më të mirë për Maqedoninë. Pas përfundimit të konfliktit u shtua një shpresë se kësaj xhamie do t’i kthehet shkëlqimi, pasi që me një vendim qeveritar, xhamija e Prilepit së bashku me Manastirin e Leshokut, do të rindërtohen me donacion ndërkombëtarë.

Që në vitin 2002-03, Manastiri i Leshokut u ndërtua ndërsa neve si BFI na u kërkua dokumentacione plotësuese për të filluar rindërtimin. Dhe kjo kërkesë e tyre atëherë binte ndesh me Ligjin për Ndërtime, ku ky ligj është i qartë në nenet 64 dhe 65, ku shkruan mirë se nga regjistri nacional xhamitë dhe monumentet kulturo-historike janë në kompetenca të Ministrisë së Kulturës dhe nuk ka nevojë për leje ndërtimi nga vetëqeverisja lokale.

Por, ky ligj si duket respektohet vetëm te kishat, për xhamitë ka tjetër kut. Neve përveç dokumenteve plotësuese na kërkuan leje ndërtimi edhe nga Komuna e Prilepit, dokument që vetë kryetari i Komunës refuzon që ta japë. Ne reaguam ashpër dhe në vitin 2003, Parlamenti i Maqedonisë sjell vendim ku thuhet se “Për monumentet kulturore të kësaj kategorie nuk ka nevojë për leje urbanistike, sepse të gjitha objektet fetare që kanë qenë të dëmtuara gjatë konfliktit të vitit 2001, nuk duhet t’i nënshtrohen procedurës urbanistike”.

Por edhe ky vendim nuk u respektua. Në alarmuam të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare si ambasadat e Amerikës, Turqisë, shteteve të Evropës, selinë e BE në Shkup, OSBE, madje këtë çështje e kemi ngritur edhe në OKB,ku në një vizitë që i bëri përfaqësuesi i tyre në Maqedoni për të mat pulsin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, xhamia e Prilepit ka qenë një ndër temat që u shtrua në tavolinë.

Për këtë shkakxhamia e Prilepit ka qenë shpesh pjesë e raporteve ndërkombëtare ku flitet për diskriminimin fetar. Duke u përballur edhe në vitet në vazhdim për refuzimin për tu ndërtuar xhamija e Prilepit ne në vitin 2010, lejen për këtë xhami e kushtëzuam me pjesëmarrjen në konferencën për dialog ndërfetarë, që u mbajt në Ohër, nën patronazhin e kryeministrit të Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Neve atëherë nga institucionet shtetërore na u premtua se pas përfundimit të konferencës menjëherë do të fillojë rindërtimi dhe për këtë premtim nënshkruam një Memorandum bashkëpunimi me institucionet, ku për këtë memorandum kemi garancinë edhe në Ambasadës së Amerikës e cila u zotua se do të kujdeset që ky memorandum të gjej implementimin e tij në praktikë.

gjithë kësaj kohe në kemi marrë tre leje për fillimin e punëve konzervatore ( e para në 2006, e dyta më 2010 dhe e treta 2012 ), por përsëri nuk na lejojnë që të fillojmë punët konzervatore në këtë xhami. Kjo ishte edhe shkaku që në vitin 2012 bojkotuam konferencën për dijalog ndërfetarë, që u mbajt në Ohër Leja e vitit 2012, e ka afatin dy vjeçar, deri në tetorë të këtij viti dhe nëse nuk lejojnë që të fillojnë punët, atëherë përsëri prej në fillim nisin me dokumente që i kemi bërë dhjetra herë.

Nga kjo haptas shihet se në aspektin juridik nuk ka asnjë pengesë për filimin e rindërtimit të Xhamisë së Prilepit dhe këtu dukshëm po fut gishtat politika. Është për të të ardhur keq se asnjë parti që përfaqëson popullatën muslimane, pavarsisht shqiptarë, turq, bosnjak, rom…, nuk ka treguar deri tani interes që të kthehet xhamija e Prilepit. Kur jemi tek xhamitë dhe ndërtimi i tyre, akoma me tragjike ёshtё çёshtja e xhamisё sё Llazecit.

A ka dikush qё mund tё mё tregojё njё ligj nё kёtё shtet ku bazohen institucionet e shtetit pёr refuzimin 50 vjecarё tё kёrkesёs sonё pёr tё ndёrtuar xhami nё Llazec. Diskriminimi klasik qё i bёhet islamit kёtu tek ne, thyen madje edhe ligjet e fizikёs. 

“Zhurnal plus”: Keni reaguar shpesh edhe për procesin e denacionalizimit. A ka hapa pozitiv në këtë aspekt kohën e fundit? 

Rexhepi: Ky shtet duhet të dijë se është ndërtuar mbi pronën e vakëfit sepse pjesa dërmuese e institucioneve janë ndërtuar mbi pronën muslimane si Gjykata 1 dhe 2, Arkivi i shtetit, Akademia e shkencave, Universiteti i Shkupit, Bilbloteka universitare, Fakulteti i ndërtimtarisë, Bibloteka “Vllezërit Milladinov”, Ministria e punëve të brendshme, Dhoma ekonomike e Maqedonisë, shkollat fillore dhe të mesme si “Lirija”, “Tefejuz”, “Svetan Dimov”dhe të tjera.

Dhe kjo vetëm në Shkup, situata është e njejtë në Tetovë ku mbi themelet e Tupan xhamisë është ndërtuar Pallati i Kulturës, xhamija që është premtim nga partitë politike se do të rindërtohet, por në vend xhamisë kanë bërë një rrethore që prish jo vetëm bukurinë e qytetit por edhe lodh komunikacionin.

Gostivar, Prilep, Manastir, Ohër dhe qytete të tjera situata është e njejtë si në Shkup dhe Tetovë. Nuk duhet anashkaluar këtu edhe luajta “ping-pong” nga ana e institucioneve shtetërore me kërkesat tona për kthimin e vakëfit të nacionalizuar nga sistemi i komunizmit. Gati 13 vjet, me qindra kërkesa kërkojmë të na kthehet mbi katër milion metra katëror vakëf i nacionalizuar dhe në vend që të kthehet vakëfi ai vazhdon të uzurpohet me ligje të ndryshme nga ana e ministrive dhe komunave në dëm të interesave të BFI-së.

Sot pas 13 vitesh me procedura të tejzgjatura dhe jolegjitime, ne kemi arrit që të kthejëm vetëm 15 përqind të vakëfit që është një shifër shumë qesharake në krahasim me kthimin e pronës së KOM.

Dhe jo vetëm kaq, kemi raste kur parcela të vakëfit janë kthyer në pronësi të KOM-it si në Manastir, Prilep dhe qytete të tjera. Në si musliman duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo metër katëror e vakëfit është e shenjtë dhe është obligim i çdo muslimani, pavarësisht pozicionit që ka në shoqëri ta ruaj atë si diçka të shenjtë, si diçka të paprekur sepse na porosit Kurani Fisik, me një porosi që është shumë domethënëse, shumë dimenzionale dhe thotë “Mos të preket pluhuri i vakëfit”.

“Zhurnal plus”: Por, çështja e Burmalisë ku qëndron. A ka sinjale pozitive se kur do të ndërtohet?

Rexhepi: Ne si BFI disa herë e kemi përsëritur deri më sot dhe e përsëris edhe përsëri. Kërkesa e BFI-së për çështjen e Burmalisë vazhdon që të mos trajtohet nga ana e institucioneve qendrore shtetërore.

Madje edhe pse në prag të zgjedhjeve lokale të fundit kemi premtim me shkrim nga partitë se më këtë çështje do të merreshin pas zgjedhjeve, deri më sot nuk është bërë asnjë lëvizje edhe pse ne pandërprerë kemi kërkuar. Çështja e xhamisë së Burmalisë nuk është më çështje juridike dhe të folin de fakto apo de jure a ka BFI-ja të drejtë. Kjo tani më është bërë çështje politike sepse gjatë gjithë këtyre viteve dy herë është bërë shitja politike e xhamisë.

Një në vitin 2008 kur partner të VMRO-së ishte PDSH e cila u morr vesh që kisha të bëhet në Qendren e Shkupit ndërsa në Tetovë në qendër të ndërtohet xhamija e Tupanit dhe shitja e dytë politike u bo më vonë, kur erdhi BDI në pushtet, kur u morr vesh me partnerin e koalicionit se në qendrën e Shkupit nuk do të ndërtohet as kishë e as xhami.

Vend për ndërtimin e kishës u dha dhe atë mbi themelet e vakëfit të BFI-së ndërsa neve as që na kanë kërkuar që të na propozojnë për një vend tjetër dhe më pas ne të marrin qëndrim se a do të pajtohemi apo jo me atë propozim. Kjo është një përgjegjësi që bie shumë ashpër mbi partitë politike muslimane.

Ёshtё koha qё myslimanёt tanё tё tregohen tё vёmendshёm se cilёs parti ia japin votёn dhe tё fillojnё tё kёrkojnё pёrgjegjёsi nga tё zgjedhurit e tyre se pse tё drejtat e tyre fetare lejojnё tё nёpёrkёmben. BFI do të vazhdoj të kërkojë xhaminë e Burmalisë, pavarësisht pazareve politike dhe në të gjithë ato marrveshje që bëhet mes partnerëve të koalicionit për çështje fetare përfshirë edhe xhamitë, ne si BFI i shpallim të pavlefshme dhe aspak nuk i respektojmë.

“Zhurnal plus”: Po Turqia ku është në këtë mes?

Rexhepi: Ne me Turqinё dhe popullin turq jemi vllezёr tё njё feje dhe e respektojmё si vëllau më i madh, pёr shtetet e Ballkanit, mirёpo duhet pёr herё tё parё tё shpreh njё pakёnaqёsi publike se pёr çёshtjet tё interesit tё pёrbashkёt siç qё janё mbrojtja e monumenteve tё trashigimisё islame ёshtё treguar jo shumё e interesuar.

Kemi shumё projekte tё pёrbashkёta mirёpo pёrsёri kjo nuk mjafton. Rindёrtimi i Çarshi xhamisё sё Prilepit, rindёrtimi i xhamisё sё Burmalisё si dhe mbrotja e xhamive tё vjetra sidomos nё pjesёn lindore tё vendit, duhet tё na tangojnё tё dyja palёve sepse kёto xhami nuk flasin vetёm pёr njё indentitet tё pёrbashkёt tonin, indetitetin islam, por flasin edhe pёr njё histori tё pёrbshkёt tё lavidishme osmane. Nёse i lëmё kёto objekte nё mёshirёn e institucioneve tё kёtij shteti i cili deri mё tani ёshtё treguar njerkё pёr tё njejtit, atёherё nё jemi kundёr rronjёve tё pёrbashkёta tona qё flasim pёr njё miqёsi dhe vllazёri shumёshekullore. 

“Zhurnal plus”: Çfarë duhet bërë, a mendoni se është koha për protesta masive? 

Rexhepi: Ёshtё koha qё tё vetёdisohemi tё gjithё ne se pa njё bashkёpunim tё ngushtё mes BFI dhe partive qё pёrfaqёsojnё pushtetin pёr çёshtjet madhore fetare nuk mund tё kemi sukses edhe si musliman por edhe si shqiptarё sepse ne tё nje trungu jemi. Anёtarёt e BFI-sё janё votuesit e kёtyre partive politike.

Dhe kur punon pёr interesa madhore fetare njё parti politike, kjo duhet tё kuptohet se punon pёr mirёqenjen fetare tё votuesve tё vet. Ne do tё luftojmё edhe nё tё ardhmen pёr ti mbrojmё interesat fetare kёtu nё Maqedoni, dhe do tё shfrytёzojmё çdo metodë demokratike duke pёrfshirё edhe protestёn.

Por nuk e di se si do tё ndjehen partitё politike myslimane qё janё nё pushtet kur nё rrugё do tё kenё votuesit e tyre. A do tё ndjehen se e kanë tradhёtuar besimin, fjalёn e dhёnё se do tё punojnё pёr tё mirёn e tyre.

Protesta ёshtё njё formё demokratike e shprehjes sё pakёnaqёsisё dhe ne deri mё tani kemi protestuar nё forma tё ndryshme mirёpo nёse vazhdohet me njё njejtёn ritёm tё diskriminiit tё sё drejtёs islame kёtu tek ne, atёherё do tё detyrohemi qё tё dalim edhe nё rrugё, por ta dinё tё gjithё se kur BFI-ja do tё dalё tё rrugё do tё dridhёn tё gjitha karriget e pushtetarёve sepse pakënaqёsi publikisht tregon njё instutucon pesёshekullorё dhe qё pёrfaqёson 50 % tё qytetarёve tё Maqedonisё.

Por në vend realizimit të programeve të përbashkëta, pёrfaqёsuesit tanё pёr çdo ditë na lënё tё përballemi me një politikë shtetërore e cila gjithnjë e mё tepër po prodhon diskriminim, pamundësi pёr tё realizuar synimet, shkelje flagrante tё tё drejtave fetare dhe njerëzore, nënçmim dhe pakёnaqёsi tё tjera. Është koha për unitet.

Zhurnal

Comments are closed.