Intervistë e Reisul Ulemasë në revistën prestigjioze “Preporod”

Revista prestigjioze fetare e Bashkësisë Islame të Bosnjës “Preporod”, në numrin saj të fundit, publikoi intervistë ekskluzive me Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në gjuhën boshnjake.
Në këtë intervistë të titulluar: Islami me vlerat e veta morale dhe shpirtërore i nevojitet njerëzimit më tepër se kurë”, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai flet për organizimin e jetës fetare në RMV, për bashkëjetesën mes muslimanëve, me theks boshnjakëve dhe shqiptarëve si dy popuj autokton të Evropës, mbi gjenocidin ndaj muslimanëve – boshnjakëve të Srebrenicës, mbi islamofobinë në Evropë dhe mbi nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë ndërmjet bashkësive islame në rajon, si dhe për plagën e vjetër cila është shndërruar në një shqetësim të ri, largimin e gjeneratave të reja nga vendlindja e tyre.

Comments are closed.