Instituti i lartë Islam me seli ne Sofie viziton Medresen Isa beu

Me 24 shkurt 2017 – Diten e xhuma ne objektet e Medreses erdhen mysafir nga Bullgaria të cilët vizituan Bashkësinë Fetare Islame respektivisht Medresenë Isa Beu dhe Fakulltetin e Shkencave Islame.

bulgari

Ata të cilet na nderuan me ardhjen e tyre ne Medrese ishin: 
Dr. Akif TOPUZ – Zëvendës rektor
Saadetin Fehmi – Sekretar
Feim Ali – Përgjegjës për çështje studentore
Dr. Emine Bayraktarova – Profesor , si dhe 35 student të këtij instituti.

Ndërsa u priten nga:
Ibrahim Idrizi – Drejtor i Medreses Isa Beu
Lutfi Nexhipi – Sekretar i Medreses Isa Beu
Muzemil Osmani – Shef i Kabintetit të Reis ulemas te BFI

Në këtë takim-vizitë Drejtori i Medresesë i informoi mysafirët respektivish studentet për rrjedhjen e punës së Medresesë Isa Beu, zhvillimin e procesit edukativo-arsimor dhe rolin qe ka luajtur kjo Medrese ne arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave te cilat garantojnë prespektiven e popullit musliman në vend dhe më gjërë.
Gjithashtu u njoftuan se Medreseja Isa Beu ka pasur dhe ka karakterin ndërkombtar për arsye se ka bër shkollimin të të rive edhe nga Republika e Bullgaris,kështu që mund të themi që 13 nxënës nga Republika e Bullgaris e mbaruan Medresen.
Më pas vazhduan me vizitën ne Fakulltetin e shkencave islame ku
gjithashtu u njoftuan per funksionim e ketij fakullteti.
Në fund për mysafirët Bashksia fetare Islame shtroi një darkë të përbashkët.

Comments are closed.