INFORMIM

Bashkësia Fetare Islame e R.M, i informon të gjithë besimtarët dhe opinionin e gjërë se të gjithë haxhinjtë që kanë udhëtuar nga maqedonia për në vendet e shenjta janë në Mekke dhe po realizojnë ritualet e haxhit.
Tani na është bërë e ditur se hoxhallarët që janë udhëheqës të haxhinjëve janë duke bërë përgatitjet për të vazhduar kryerjen e adhurimit edhe në Arafat, Muzdelife dhe Mina.
foto- haxhi
Sot hoxhallarët janë duke i përgatitur të gjithë haxhinjtë në të gjitha aspektet përmes ligjeratave se si dhe në çfarë mënyre duhet realizuar ritualet fetare që kanë të bëjnë me arafatin, muzdelifen dhe mina. Pritet që të xhumanë gjegjësisht të premten diku para mesnatës të gjithë haxhinjtë të nisen për në Arafat ku do të qëndrojn gjat të shtunes në kodrën e Arafatit, kurse më pastaj nisen për në muzdelife dhe në mina.
Të gjithë haxhinjtë në çdo moment dhe çast kanë pranë tyre kujdesin e mjekëve dhe të gjithë atyre që e përbëjn stafin e shërbimit të udhëtuesve në haxh.
Me kënaqësi mund të deklarojmë se të gjithë haxhinjtë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe për të cilët i lutemi Allahut Fuqiplotë që edhe gjendja e tyre të jetë në atë nivel edhe ditëve në vazhdim- hollësi të cilat i pranuam nga Sekretari i përgjithshëm i BFI-së, h. Ahrim ef. Tahiri, i cili për momentin është vendet e bekuara bashk me haxhinjët që udhëtuan nga maqedonia.

Comments are closed.