Inaugurohet Xhamia e Re në fshatin Patishka Rekë
“Një vendbanim pa xhami, pa shtëpinë e Zotit, është i mjerë, i shkretë, i vetmuar” tha Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në fshatin Patishka Rekë të Shkupit, e cila u mbajt të Martën më 10.08.2021.
Në këtë manifestim të organizuar nga Myftinia e Shkupit dhe Këshilli iniciues për ndërtimin e xhamisë, morën pjesë: Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Kërçovës, Mr. Qamil ef. Rushiti, Kryetari i Kuvendit të BFI H. Fejsal ef. Kadriu, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdilkerim ef. Iseni, profesorë të Medresesë Isa Beu dhe FSHI, operativa e Myftinisë së Shkupit, veprimtarë dhe aktivistë të kauzës kombëtare dhe fetare, donatorë dhe përkrahës të jetës fetaro islame, imami i xhamisë dhe Këshilli i xhamisë, hoxhallarë, si dhe mysafirë të ndryshëm nga vendi e nga jashtë.
Para se të bëhet hapja e kësaj xhamie u lexuan disa pjesë nga Kur’ani famëlartë nga hfz. Xhemail ef. Nuhiu, ndërsa moderatori i kësaj ceremonie, ishte z. Bujar Muça – Shef i Kabinetit të Myftiut të Shkupit.
Sipas të dhënave nga Këshilli Iniciues i ndërtimit të xhamisë u prezantua një historik i shkurtër i fshatit Patishka Rekë, ku mes tjerash u tha se: Patishka Reka është një ndër fshatrat më të vjetra të Malësisë së Karshiakës, popullata, islamin e përqafon që në fillimin e ardhjes së islamit në këto troje, sipas disa të dhënave llogaritet që kjo xhami të jetë ndërtuar në fillim të shekullit 17, nëse do të ndalemi ne shekullin e kaluar popullata e këtij vendi ka kaluar disa etapa të cilat kanë ndikuar në ndryshimin e demografisë së vendit, dy periudhat janë në fillim dhe në mes të shekullit 20, qe përafërsisht është bërë shpërngulja e 50% të popullatës së asaj kohe në Turqi, në mesin e tyre edhe hoxha i njohur i këtij fshati “molla Musli Kadriu ( Hoxha i Tafës).
Më pas edhe në fundin e shekullit 20 ndodhen shpërngulja e popullatës për në Shkup dhe komunën e Studeniçanit, më e rënda është largimi i rinisë e më pas edhe i familjeve në mërgatë, gjegjësisht, 3/4 e popullatës aktuale jetojnë dhe veprojnë në Itali.
Ajo qe mund të theksojmë si shumë pozitive, fshati përskaj këtyre trazirave, mbijetoj dhe tani vazhdon të ketë mbi 100 shtëpi, prej tyre 50 janë të banuara si dhe ajo qe është më e mira viteve të fundit turizmi ka një zhvillim të madh, duke pasur parasysh se ky vend ka një bukuri dhe ambient të veçantë, janë ndërtuar numër i madh i vilave si dhe lokale afariste ku e bëjnë që turizmi te merr jehonë dhe të gjallëron këtë vend.
Për të përjetuar ne së bashku këtë ambient të këtij evenimenti, para dy viteve u ndërmor iniciativa për rindërtimin e kësaj Xhamie pasi ajo e vjetra kishte pësuar shumë dëmtime si dhe nuk ishte e përshtatshme që të i shërben popullatës për kryerjen e ritualeve fetare, për më shumë informacione në këtë drejtim ftojmë që ta merr fjalën kryetari i këshillit për rindërtimin e Xhamisë në Fshatit Patishka Rekë Fevzi ef. Musliu.
Pas prezantimit të këtyre fakteve të ofruara nga Këshilli iniciues për ndërtimin e xhamisë, fjalën përshëndetëse e mori Kryetari i Këshillit Iniciues Fevzi ef. Musliu, i cili foli rreth rindërtimit të xhamisë së Re dhe objekteve ndihmëse siç është mektebi dhe zyrat e xhamisë. Më pas ai përmendi tre data të rëndësishme, siç është Ramazan 1, dita e parë e muajit Ramazan 2020, kur filloi edhe mbyllja kolektive për shkak të Kovid 19, Ramazan 20, dita e 20 e Ramazanit 2021 kur për herë të parë besimtarët munden të falin namazin brenda xhamisë, dhe dita e sotme, 10 Gusht 2021, kur pon bëhet ceremonia zyrtare e hapjes së xhamisë.
Efendi Musliu gjithashtu përmendi edhe donatorët dhe kontribuuesit më të mëdhenj për ndërtimin e kësaj xhamie. Ai mes tjerëve lavdëroi edhe angazhimin e Kryetarit të Komunës Sopishte z. Stevçe Tërpovski, të cilit më pas iu dha fjala përshëndetëse e kësaj ceremonie.
Kryetari i Komunës Sopishte, z. Stevçe Tërpovski pasi përshëndeti të pranishmit, iu falënderua Zotit që ia dha mundësinë që të kontribuojë në ndërtimin e një xhamie, edhe përkundër faktit që i takon besimit tjetër, atij ortodoks, me ç’rast dëshmon solidaritetin dhe bashkëjetesën e këtij nënqielli.
Edhe nikoqiri i kësaj ceremonie, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili i përshëndeti të pranishmit duke vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e palodhshëm të Këshillit Iniciues për ndërtimin e Xhamisë. Ai pasi i përshëndeti të pranishmit mes tjerash tha se: “Sot, 10 gusht 2021 – 2 Hixhrij 1443, po përjetojmë gëzimin e hapjes se kësaj xhamie, falë ndihmës së All-llahut dhe përpjekjes se vazhdueshme te këshillit iniciues për rindërtimin e xhamisë. Këtë që sot e shohim është rezultat i angazhimit të banorëve të këtij fshati që kontribuuan me punë e me mjete financiarë që të arrihet kjo ditë. Lusim Allahun Fuqiplotë që ti shpërblen të gjithë kontribuuesit e kësaj shtëpie të Zotit me të mirat nga thesari i tij i pashtershëm”.
Fjalën kryesore në këtë ceremoni e pati Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili shprehu kënaqësinë e tij dhe emocionet për këtë ndërtim, për këtë xhami kaq të bukur në këtë ambient madhështor në qendër të fshatit. Ai e vlerësoi lartë punën e të gjithëve që kontribuan në ngritjen e kësaj shtëpie të Allahut të Plotfuqishëm duke lartësuar imanin e paluhatshëm të banorëve të Patishka Rekës, që me kontribut dhe sakrificë ia kanë dhënë këtë hieshi kësaj xhamie, duke përdorur materiale ndërtimi nga më të mirat dhe më të bukurat.
“Pas ndërtimit të kësaj xhamie, mund të konstatojmë lirisht se fshati Patishka Rekë, asnjëherë nuk do të mbëtet i mjerë, i shkretë apo i vetmuar. Banorët e këtij fshati lirisht mund të lavdërohen që kanë një nga xhamitë më të bukura në rajon. Sot Patishka Reka më duket më e bukur se kurdoherë.
Fjalimin e plotë të Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në hapjen solemne të xhamisë së fshatit Patishka Rekë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:
Pas fjalimit të Reisul Ulemasë, u kënduan ashere nga Saqip ef. Çilafi, ndërsa më pas u dekoruar me mirënjohje donatorët kryesore për ndërtimin e Xhamisë së Re siç janë: Rasim Beqiri, Enver Ramadani dhe Vahid Adili, si dhe shumë donatorë të tjerë që u dekoruan me mirënjohje nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili për kontributin e tyre.
Duanë e bëri Myftiu i Myftinisë së Kërçovës, Mr. Qamil ef. Rushiti e më pas me tekbire u pre shiriti i kuq, ndërsa namazit e drekës i priu Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Comments are closed.