Inaugurohet Xhamia e Re në fshatin Orashë e Epërme

Të shtunën më 17.07.2021Kryetari I Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në manifestimin fetar të organizuar nga Myftinia e Tetovës për inaugurimin e Xhamisë së Re në fshatin Orashë e Epërme të Tetovës. Në këtë manifestim gjithashtu të pranishëm ishin edhe nikoqiri i këtij manifestimi Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi me bashkëpunëtorët e Myftinisë së Tetovës, Myftiu i Gostivarit, Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Shtipit, Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu i Preshevës dhe Kryetari i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Bujanovc, Mr. Ragmi ef. Destani, Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Hfz. Mehas ef. Alija, Prodekani i FSHI – së, Dr. Muaz ef. Agushi, ish Myftiu i Tetovës, Alifekri ef. Esati, imamë nga diaspora dhe vendi, këshilli iniciativë, operativa e Myftinisë, hoxhallarë, mysafirë si dhe xhematë të fshatrave përreth.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbajti fjalimin kryesor në të cilin u përqendrua në rolin që ka luajtur xhamia në të kaluarën, tani dhe rolin që do të luaj në të ardhmen. Ai e luti Allahun Fuqiplotë që ti shpërblejë me shpërblimet e tija më të mira, të gjithë ata që kontribuuan në ndërtimin e kësaj xhamie.
Manifestimi u moderua nga Mr. Xhemil ef. Sadiki, ndërsa filloi me leximin e disa pjesëve nga Kur’ani Famëlartë kënduar nga Imami i fshatit Përshevcë, Shaban ef. Asani .
Të dhënat rreth ecurisë së ndërtimit të Xhamisë i prezantoi Kryetari i Këshillit, Haxhi Qemal Rushiti. Të gjithë të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Tetovës, Myftiu i Preshevës dhe Kryetari i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Bujanovc, si dhe Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër.
Pas fjalimit të Reisul Ulemasë u bë ndarja e mirënjohjeve për donatorët të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj Xhamie.

Comments are closed.