Inaugurimi i xhamisë së Bedrit

Më 05.08.2012 ( e Diel) në lagjen Butel të Shkupit u bë inaugurimi i xhamisë së Bedrit e cila njëherit u hap në ditën e shtatëmbëdhjetë gjegjësisht në ditën e Bedrit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Pas një pune dhe angazhimi të madhë nga Muftinia e BFI- Shkup, këshillit të xhamisë dhe qytetarëve të lagjes së Butelit u lëshua në përdorim xhamia e re, e cila besimtarëve do t’u mundëson që të realizojnë obligimet dhe nevojat e tyre fetare.
Në këtë eveniment morri pjesë Reis ul Ulema  i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, myfti të myftinive të BFI-së, Drejtori dhe profesor të Medresesë Isa Beu- Shkup,  Atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së R. Turqisë, z. Sejfetin Ersoj, hoxhallar, kryetari i Komunës së Çairit, qytetar akademik dhe xhemat nga Buteli dhe më gjerë.
Fillimisht programi u hap me leximin e asheres, e më pas udhëheqësi i programit ftoi Hatibin e kësaj xhamie Ferid Selimi, njehërit edhe Kryetar i Këshillit iniciator për ndërtimin e xhamisë që të përshëndes dhe falënderoj të pranishmit në këtë solemnitet, por gjithashtu fjalë përshëndetëse gjithashtu kishte edhe prefekti i Komunës së Çairit.
Udhëheqësi i programit solemn, Skender Buzaku mes tjerash ftoi që
Reis ul Ulema, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi të merr fjalën e rastit, i cili të pranishmit fillimisht i përshëndeti dhe përgëzoi qytetarët për hapjen solemne të këtij tempulli të shenjtë gjegjësisht të kësaj shtëpie të Allahut Fuqiplotë dhe në veçanti këtë soelmnitet e bën edhe më të madh dita e madhe e Bedrit. Kreu i BFI-së në mënyrë të shkurtër shpalosi disa momente të veçanta të ngjarjes dhe betejës së madhe të Bedrit. Datë që akoma kremtohet ne shoqërinë myslimane, e cila ditë ishte dita ku doli në shesh e vërteta.
Në atë ditë u bë dallimi mes hakut dhe batilit, mes kufirit dhe imanit, mes dritës dhe errësirës mes të vërtetës dhe të pavërtetës. Reis ul Ulema përkujtoi guximin dhe bindjen e paluhatshme të myslimanëve të cilët ishin në numër shumë të vogël në krahasim me atë të mushrikëve edhe përkundër përgatitjeve të mëdha ushtarake të mushrikëve , dhe në anën e kundërt mospërgatitjen e muslimanëve përsëri fitimtarë dolën muslimanët.
E gjithë kjo betëjë përfundoi debakël për mushrikët dhe një fitore e madhe për muslimanët, fitore e cila erdh pasi që Allahu i Madhërishëm dërgoi ndihmë muslimanëve të cilët sulmonin për ta mbrojtur më mirë vetveten. Dhe se fitorja e Bedrit është frymëzim për çdo besimtarë, ajo akoma na bënë më të ngriturit dhe më të fuqishëm për të mbrojt fenë dhe vatanin. Edhe shoqëria ynë ka pësuar goditje të shumtë gjatë gjithë këtyre kohërave megjithatë ne i kemi rezistuar sulmeve dhe caqeve të të pabesëve dhe nuk kemi hequr dorë nga synimet tona.
Çdo gurthemel xhamie që është hedhur edhe pse kemi hasur në pengesa megjithatë guximi ynë , bindja dhe imani jonë kanë bërë që gjithnjë të dalim fitimtar, asnjëherë nuk kanë përfunduar pa u ndërtua xhamiat në këto hapësira ”- shtoi H. Sulejman ef. Rexhepi.
Në fund të këtij programi mbaroi me këndimin e një ashere, ndërsa duanë e bëri atasheu për çështje fetare pranë ambasadës së R. Turqisë, z. Sejfetin Ersoj.

Still0806_00001 Still0806_00012 Still0806_00019 Still0806_00020 Still0806_00023 Still0806_00024

Comments are closed.