Impuls i ri i bashkëpunimit midis BFI-së dhe Katarit

Takim: Reis Ulema dhe Emiri i Katarit
Ardhja e Emirit nga Katari, sheiku Hamad bin Kalifa al Tani në Maqedoni është një mundësi për të zhvilluar hapsira dhe të krijohen mundësi të reja për bashkëpunim në sfera të ndryshme në mes institucionit fetar islam në Maqedoni, Bashkësia Fetare islame dhe shtetit arab, Katar.
Nuk ka dyshim se lidhjet midis popujve arab dhe vendeve evropiane nga Mesdheu në të kaluarën janë ndërtuar në bazë të bashkëpunimit tregtar dhe kulturor.
Edhe ne sot mundemi, madje edhe duhet, që të vazhdojmë në ndërtimin e këtyre lidhjeve të ndërsjellta, sigurisht duke u bazuar në këtë histori tradicionale në interes të përbashkët, theksoi Emiri nga Katari, sheiku Hamad bin Kalifa al Tani, gjatë takimit të tij me Reis ul Ulemanë e BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi në një darkë të përbashkët në Aleksandar Palac.
Gjatë kësaj bisede emiri e ftoi Reis ul Ulemanë që të jetë mysafir i tij në një të ardhme të afërt. Shoqërimi i tyre vazhdoi edhe gjatë ditës së dytë,  gjithashtu të shoqëruar nga Presidenti i shtetit, George Ivanov, me çrast Emiri i Katarit, sheiku Hamad bin Kalifa Al Tani, , vizitoi Xhaminë e Mustafa Pashës ku u prit nga kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis Ul Ulema Sulejman ef. Rexhepi, i cili shprehu bindje se kjo vizitë do t’i jep një impuls të ri bashkëpunimit midis Katarit dhe BFI-së dhe se miqësia, në bazë të vizioneve të përbashkëta, do të vazhdojë që të zhvillohet dhe të përparohet me reforma dhe përmbajtje të reja. H. Sulejman ef. Rexhepi dhe Kalifa al Tani pas daljes nga xhamia e Mustafa Pashës vazhduan edhe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku vizituan këtë pjesë të vjetër të qytetit dhe duke shijuar arhitekturën dhe trashigiminë kulturore islame që është e demonstruar në Shkup, e cila ka histori shuëmshekullore. Me vizitën e Maqedonisë sheiku i Katarit e filloi mini-turnenë evropiane, ai do t’i vizitojë edhe Shqipërinë.
045 DSC00907 DSC00920 DSC03746

Comments are closed.