Imazhi që po shpërndahet me shpejtësi në të gjitha mediumet e Botës

Imazhi i fotografisë ku Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të Dielën më 01 Maj 2022, në ditën e fundit të Muajit të Bekuar të Ramazanit, nga Xhamia e Saatit në Gostivar – Maqedoni e Veriut, bën lutje për Paqen në Botë, e posaçërisht për Ukrainën, po shpërndahet me shpejtësi nëpër të gjitha agjencitë e lajmeve dhe mediumet në mbarë Botën.
Lutja për paqë në Botë, vjen si pasojë e Invazionit rus në Ukrainë, e përleshjeve dhe luftimeve të rënda gjakderdhëse, pasojat e të cilave po rrezikojnë paqen në kontinentin Evropian dhe në tërë Botën.
Fotografinë e kanë titulluar “Lutje për Paqe në Ukrainë”.

Comments are closed.