Imami i xhamisë së Rinisë në vizitë tek Reisul Ulemaja
Kryetari i BFI të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 25.11.2021, e priti në në një vizitë të shkurtër Z. Senad ef. Ejupin, imam i sapoemëruar në Xhaminë e Rinisë në Gostivar.
Myftiniaa e Gostivarit me në krye H. Sabahudin ef. Zendelin ka bërë një hap të qëlluar, sepse Senad ef. Ejupi është një kuadër i mirë dhe me perspektivë premtuese qe vjen nga Universiteti i Sharikas të Emirateve te Bashkuara Arabe. Me këtë punësim pasurohet, jo vetëm Myftinia e Gostivarit dhe xhematlinjtë, por edhe BFI e RMV, sepse përveç si teolog i mirë njeh edhe dy gjuhë botërore: gjuhën arabe dhe gjuhën angleze. Efendi Senadi njiherit rrjedh nga një familje me traditë fetare dhe kombëtare, e që në familje ka pasur hoxhën e mirënjohur, mixhën e tij rahmetli Hafiz Nimetullah ef Ejupin. Është fat që në të njëjtën xhami së bashku janë punësuar me Qëndrim ef. Zendelin, poashtu një kuadër i mirëfilltë dhe me përvojë shumëvjeçare.
Që të dyve, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u shprehu urime të përzemërta me lutje të Madhit Zot t’ju jep shëndet, jetë të gjatë dhe suksese në punë.
Comments are closed.