Të hënën më 15.08.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në prezencë të Drejtorit të Diasporës Z. Dr. Selver Xhemaili priti Hoxhën Remzi Xhaferri, imam në Xhaminë e Berlinit të Gjermanisë një Qendêr të mirënjohur, e cila me dekada organizon bashkatdhetarët tanë, në këtë Qendër. Aktivitetet e kësaj qendre, tashmë janë transferuar në ndërtesë të re pronë e kësaj Qendre, me kushte jashtëzakonisht të nivelit të lartë kun Z. Remzi Xhaferri plotë 17 vite ju shërben besimtarëve tanë nga të gjitha trojet shqiptare dhe me përgjegjësi të madhe kryen emanetin e besuar. Reisul Ulemaja e falënderoi për kontributin e dhënë të këtij xhemati në perëndim si dhe në vendlindje. Njiherit iu premtua se Kryesia e BFI do e vizitojë së shpejti këtë xhemaat dhe se Institucioni Fetar Islam do të jetë gjithmonë në përkrahje të tyre kurdo që e do nevoja. Zoti i bekoftë.
Comments are closed.