(Përkitazi me një intervistë të të vetëshpallurit myfti, I. Sh. që këto ditë u publikua në gazetën LAJM”
Ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të një numri akuzash që i bëhen Institucionit të BFI-së dhe kreut të saj h. Sulejman ef Rexhepi. E fundit është një intervistë e Ibrahim Shabanit i cili paturpësisht gënjen dhe trrillon sikur të ishte fëmijë i mitur.
Personi në fjalë pretendonë se shkarkimi i tij dhe i bashkëpuntorve të tij është komplot dhe se struktura me në krye H.Sulejman ef. Rexhepin që udhëheq me BFI-në janë jolegjitim, jomeritor për të qenë aty ku janë dhe kanë adresuar drejt tyre një sërë akuzash të ndryshme.
Pa hyrë të diskutojmë reth vërtetësisë së akuzave drejtuar figurës së H.Sulejman ef. Rexhepit dhe menaxhimit të tij, duhet t’i kujtojmë opininonit se “lëvizja” e forumuar nga të shkarkuarit prej detyrave të tyre, deri dje kanë qenë të gjithë nëpër poste kyçe të BFI-së, tani kur e dimë këtë, si mund të shprehin pakënaqësi për diçka të bërë në kohën kur edhe këta udhëhiqnin me poste të rëndësishme të BFI-së? Si mundet pra, për kohën e tyre të jetë fajtor vetëm Reisi?! Po faji i tyre për këto pretendime bajate, ku ngel? Për të gjithë ata që e njohin realitetin dhe formën e zhvillimit të aktivitetit në suaza të BFI-së, është shumë e qartë se përgjegjësia në radhë të parë bie mbi këta që sot e quajnë veten engjëj dhe viktima. Ta thjeshtësojmë, si mundet që, për të gjitha çështjet që ndodhin në Muftininë e Shkupit, fajtor të jetë Reisi, e jo Myftiu? Pastaj, të gjitha kanë qenë funksionarë të lartë me mundësi keqpërdorimi postesh që e kanë bërë dhe që ka bile gjasa të mos e ketë ditur kryesia e BFI-së. Po keqpërdorimet finansiare që i kanë bërë në Myftini? I. Sh. i ka ngelur të mendojë për pagat e imamëve të Shkupit, ndërkohë që ju ka ndarë para sa ka mundur bashkëpunëtorëve të vet që ia kanë mbajtur ison në vjedhje e korrupsion. Paratë e imamëve të Shkupit i ka zhvatur i varfëri në tru, I. Sh.(për higjienë të gojës nuk po ia përmendim tërë emrin por vetëm inicialet, ndotja do të jetë më e vogël dhe më lehtë e dekontaminueshme). Nejse, larg pretendimit se Sulejman ef. Rexhepi është i pagabueshëm, pasi të paktën ai ka gabuar rëndë kur u ka besuar përjgegjësi këtyre hipokritëve, por, le të informojmë shkurt opinionin për “rezultatet e mahnitshme” të ish-myftiu I. Sh. gjatë kohës kur ai udhëhiqte me Myftininë e Shkupit:
- Selia e Muftinisë gjithsej ka kushtuar 720.000 euro ndërsa ndërmjetsuesi ka marrur 12.000 euro, 5. 000 prej pronarit, 4.000 prej Skender Buzakut dhe 3.000 prej Ismet Bytiqit. Prej çmimit të parë i cili kushtonte 160.000 euro krejt në fund me blerës të ri përfundoi me 250.000 euro, d.m.th me kush që shitësi të nënshkruaj me çmim 650.000 plus 7.734 euro kamatë, gjithsej 720.000 euro, pra diku rreth 400.000 euro janë me destinacion “të panjohur”! Kush e zhvati këtë sumë të hollash? Për këtë duhet pyetur i vetëquajturi pa fije turpi “myfti”.
- Një numër i caktuar i objekteve të vakëfit në Çarshinë e vjetër të Shkupit iu dhurua vëllait të I. Sh. Një njeri normal dhe besimtar i sinqertë nuk do ta bënte këtë gjest prej hajduti.
- Nga gjithsej 150 imamë që shërbenin në Myftininë e Shkupit, vetëm 10 prej tyre ishin të regjistruar ligjërisht si të punësuar, pjesa tjetër punonin në të zezë. Dhe I. Sh. flet për njëfarë “sindikate” për t’i shpëtuar imamët?
- Mesatarja e rrogave të imamëve në Myftininë e Shkupit nuk e arrinë shumën e 200 euro në muaj, perderisa në Tetovë dhe Gostivar mesatarja është 450-500 euro! Mos vallë Reisi e pengoi I. Sh. që të adminsitrojë mirë me Muftininë, apo të tjerët me të cilët bënte skenare për ta gjunjëzuar këtë organ të BFI-së. Dihet botërisht që forma e adminsitrimit të Myftinive është e decentralizuar, me këtë dëshmohet suksesi i Myftinive të caktuara dhe dështimi total i I. Sh.!
- Se imamët vijnë dhe ankohen tek ju dhe kërkojnë që ju të ktheheni në postin e muftiut që shumë e dëshironi, “i nderuar” e pamë se sa ishte numri i imamëve që ju përkrahën juve atë ditë kur sulmuat BFI-në. Ishit gjithësej 5 imamë. Dhe ju mendoni sevetëm këta imamë përfaqësojnë muftininë e Shkupit? Je në fazën e çmendisë pas karrierës. Të duhet shërim para se të manipuloshë për të gjetur ndonjë hapësirë mediale për ta shprehur injorancën tënde. Shërohu njëherë e pastaj kërko debat!
- Funksionarët e shkarkuar nga pozitat e tyre, të gjithë kanë se paku nga dy banesa në kryeqytet dhe vetura personale! Si e arritën gjithë këtë pasuri marrë parasysh gjendjen finansiare të Myftinisë dhe të mesatares së rrogave të tyre? Mos vallë rrogat e të gjithë imamëve shkarkoheshin në xhepat e këtyre të shkarkuarve, sepse me rrogën e Myftiut, e të referentit nuk arrihet të mbushen as tri-katër shporta me artikuj ushqimor. Gjithashtu pyesim publikisht I.SH. përse nuk e kthen veturën zyrtare të Muftinisë që është paguar me paratë e myftinisë. Qarkullojnë informata se vetura është shitur dhe paratë janë futur në xhep! BFI nuk do të bëjn sehir! Tashmë ka ngritur aktpadi kundër I. SH. Për keqpërdorim dhe përvetësim të pronës së BFI-së.
- Pa fije turpi gënjen duke thënë se e kan fituar lëndën gjyqësore kundër BFI-së! Këtij gënjeshtari të paskrupullt duhe thënë se kjo dëshirë e tij do t’i ngelë përjetësisht e parealizueshme, sepse gjykata nuk merret me njerëz të sëmurë mentalisht. Ka institucione përkatëse për të tillët (një nga të tillët gjendet në Bardovcë, nëse nuk e di I. Sh.). Të nderuar lexues po ua sjellim vendimin gjyqësor ku sipas I.SH. ata e paskan fituar gjyqin. Vlerësoeni vetë, të nderuar lexues të “Lajmit”!
I mbetet kohës të nxjerr në shesh se kush qëndron pas këtij komploti, por një gjë mbetet e sigurtë, tradhëtarit nuk i besohet kurrë, këta që tradhëtuan atë për të cilin deri dje i shërbenin si “shërbëtorë të denjë”, nuk do të mendohen dy herë për të tradhëtuar cilindo, kur të vijë në pyetje posti, banesat, kreditë, veturat apo çfarëdo që do të jetë ekskluzivisht në interesin e tyre.
Shërbimi për informim pranë BFI-së
Comments are closed.