Hilali për buzëqeshjen e fëmijëve
Përpos aktiviteteve të përditshme humanitare në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Organizata Humanitare Hilal, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, ka ndërmarrë edhe një aktivitet ndryshe nga ai humanitar, por që ka për qëllim të shton harenë tek ata të cilët i gëzohen më shumë festave fetare, pra fëmijët.
Në kuadër të këtij aktiviteti, i emëruar Hilali për fëmijët, në bashkëpunim me partnerin shumë vjeçar Vitaminka, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame, u organizua ndarja e pakove të ndryshme për fëmijë me produkte të ndryshme, të cilat kanë për qëllim të shtojnë gëzimin tek fëmijët, të cilët duhet ta kujtojnë se Ramazani është një periudhë e vitit, një muaj kur besimtarit i mbushet zemra me mëshirë, dhembshuri, dëlirësi dhe dashuri, ndërsa Islami është rrugë e cila i jep gjallëri dhe freski jetës, është rrugë e ndriçimit të trupit dhe zemrës së njeriut.
Comments are closed.