‘Hilali’ ndihmoi 250 familje

OH ‘Hilal’, që vepron në kuadër të BFI-së, këto ditë ndau artikuj ushqimor dhe mjete higjienike për 250 familje skamnorësh pranë selisë së BFI, aty ku janë edhe zyrat qendrore të kësaj organizate.
Gjatë ndarjes së këtyre ndihmave kryetari i OH ‘Hilal’, Mustafa Dauti, për mediat e shkruara dhe elektronike tha: “Ky aktivitet ishte paraparë në planin dhe programin e organizatës siç ishin paraparë edhe aksione të shumta deri më tani. Ky aksion u zhvillua pas një pauze të shkurtër pas muajit të bekuar, përkatësisht është aksioni i parë nga shkuarja e muajit të madhërishëm të Ramazanit, i 26-ti me radhë, bashkë me ato që i realizuam gjatë muajit të shenjtë.
Skamja dhe varfëria janë në rritje në vendin tone. Njerëzit që kërkojnë ndihmë nga dita në ditë po shtohen. Ne këtë dukuri e konsiderojmë si fatkeqësi, andaj e kemi obligim të solidarizohemi me këtë kategori të shoqërisë sonë. Të njëjtëve duhet ndihmuar dhe shtrirë dorën. Kjo është porosi e Allahut (xh. sh.) dhe e Muhamedit (a. s.), prandaj atyre që ia lehtësojnë një vështirësi,  një brengë, një nevojë, një kërkesë ndokujt,  Allahu do t’ua lehtësojë atyre në këtë botë dhe në botën tjetër”.
Në vazhdim ai falënderoi dhe kompaninë Ramadani për kontributin e dhënë,  konkretisht për këtë aksion dhe donatorët që e mbështesin OH ‘Hilal’ në kontinuitet.

hilal- ndihma 1

hilal- ndihma 2

Comments are closed.