“Hilal” shtroi iftar në Shtip

Organizata Humanitare ”Hilal” ka vazhduar aktivitetin për dhënien e iftarit edhe në qytetin e Shtipit, ku bashkërisht iu gëzuan kënaqësisë së iftarit dhe muajit të bekuar të Ramazanit një numër i madh i qytetarëve.
hilal-logo
Ky aktivitet i dedikohet familjeve në gjendje më të rëndë ekonomike, familjeve të fëmijëve bonjak dhe të gjithë qytetarëve tjerë që janë të interesuar ta ndajnë gëzimin e Ramazanit bashkë me ta. Në iftarin e mbrëmshëm të pranishëm ishin mysafirë, bamirës, udhëheqsia dhe aktivistë vullnetar të kësaj organizate dhe përfaqësues të mediave.
Kryetari i OH “ Hilal”  Mustafa Dauti, duke përshëndetur të pranishmit theksoi se vazhdojmë traditën dhe jemi çdo herë afër atyre që kanë nevojë.
“Mundohemi që edhe ata ti gëzohen begatisë dhe kënaqësisë që na ofron muaji i shenjtë i Ramazanit, bashkërisht të solidarizohemi me ta dhe të ndajmë gëzimin e përbashkët të netëve të këtij muaji të bekuar”-theksoi Dauti
Edhe kësaj radhe nuk mungoi solidariteti në vepër, njerëz human përkrahën këtë aktivitet dhe mundësuan që edhe familjet nevojtare të shijojnë begatinë e muajit të bekuar të Ramazanit.
OH “Hilal”, ka sqaruar Dauti,  ka programe të veçanta pune, sipas të cilëve orientohen të gjitha aktivitet.
“ Është një numër i konsiderueshëm i nevojtarëve që sytë e shpresës i kanë orientuar nga të gjithë ata që kanë mundësi të ofrojnë ndihmë, kjo organizatë është si një urë lidhëse për ata që duan të ndihmojnë e ata që kanë nevojë që dikush t’ju ndihmojë”, theksoi kreu u OH “Hilal”, Mustafa Dauti.

Comments are closed.