Hilal shpërndau ndihma për familjet e jetimëve dhe të varfërve në Kumanovë e Likovë

Sot Organizata Humanitare “HILAL”, realizoi akcionin e saj të radhës, duke shpërndar ndihma humanitare për familjet e fëmijve jetima dhe familjet e varfura në rajonin e  Kumanovës dhe Likovës.

U shperndan ndihma, me të cilën u përfshinë mbi katërqindë familje, të cilat ndihma ishin të llojeve të ndryshme siç janë: batanie, jorgana, miell dhe këpucë për fëmijë, theksoi Mustafa Dauti, kryetar i OH HILAL, i cili ishte prezent në shpërndarjen e ndihmave në fjalë. Gjithashtu, shfrytëzoi rastin dhe falenderoi Degën e OH HILAL për Kumanovë dhe Likovë dhe kryetarin e saj, Orhan Fejzulin dhe anetarin e Kryesisë të këtij rajoni, Sadulla Abdullahi, për kontributin dhe angazhimin e tyre për ta realizuar këtë akcion.

batanije 1.jpg

Vlenë të përmendët fakti se degët e OH HILAL funkcionojnë pranë Muftinive të Bashkësisë Fetare Islame dhe shfrytëzoi rastin që të falenderoj Muftiun e Kumanovës, Abedin ef. Imeri dhe operativen e Muftinisë për përkrahjen e tij të fuqishme që i jep Degës sonë në Kumanovë në veprimtarinë e saj, ku OH HILAL dhe Muftinia e Kumanovës më parë kanë realizuar edhe projektin e shpërndarjës së treqind e pesëdhjetë tepisonave në vendet e ndryshme, aty pra ku ishte edhe nevoja. Me këtë rast falenderojmë donatorët, xhematet e xhamive tona dhe të gjithë ata të cilët na bështesin fuqishëm, në çfarë do lloj mënyre për për ta realizuar planin dhe programin e OH HILAL, theksoi në fund Mustafa Dauti.

Comments are closed.