“Hilal” shpërndan ndihma humanitare në Likovë

Konvoji prej 10 tonë ndihmash me miell, gjëra ushqimore, veshmbathje se sende të tjera u shpërnda në Komunën e Likovës nga Organizata Humanitare “Hilal”.
Kryetari i kësaj organizate Mustafa Dauti, tregoi për arsyet e iniciativës së ndërmarrë për t’i ardhur në ndihmë në këtë mënyrë banorëve të kësaj komune.
SAMSUNG
“Sot gjendemi në këtë vend, në Komunën e Likovës që të realizojmë projektin që vec më e kishin paralajmëruar ditë më parë se më 2 nëntor do të shpërndajmë 10 ton ndihma në Komunën e Likovës.  Këtë projekt e realizuan në bashkëpunim me degën tonë që e kemi në Kumanovë dhe Likovë si dhe Myftininë e Kumanovës”, theksoi kryetari Dauti.
SAMSUNG
Donatorët që kanë dhuruar këto ndihma janë mulliri “Vejseli”, mulliri “Gjokaj”, mulliri “Shell”’ dhe “Luta Komerc”.
“I falënderojmë përzemërsisht donatorët që kanë besim në organizatën tonë dhe shpresojmë se ky bashkëpunim në sferën e humanizmit do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Shpresoj se Zoti do ti shpërblej të gjithë ata që hapin zemrën për të ndihmuar familjet që kanë më së shumti nevojë në këto ditë të festive të Bajramit”, përfundoi Mustafa Dauti, kryetar i OH Hilal.

Comments are closed.