“Hilal” shpërndahu dru për ngrohje për familjet me nevojë

Tani kur temperaturat kanë shënuar nivelin më të ulët, për familjet më të varfëra të cilat nuk kanë siguruar ngrohjen me dru në këtë stinë të dimrit është kujdesur Organizata Humanitare “Hilal” e cila ka ndarë për dhjetëra familje mbi 200 kubit dru.
Kryetari i kësaj organizate Mustafa Dauti, duke e cilësuar si shumë të suksesshëm vetë iniciativën e shpërndarjes se druve për familjet me nevojë, theksoi se ky aktivitet është i pari që shënon fillimin e vitit por aksione humanitare të karaktereve të ndryshme do të ketë shumë gjatë vitit 2012.
hilal shperndan dru 1
“Duke e marrë parasysh se jemi në stinën e dimrit, në kulminacionin e të ftohtit, bazë për me tejkalu këtë të ftohtë është edhe ngrohja. Shumë qytetarë të cilët jetojnë në Republikën e Maqedonisë kanë nevojë që tu ndihmohet në këtë drejtim për me e tejkalu të ftohtin. Neve si organizatë humanitare ‘Hilal’ e cila vepron në kuadër të BFI-së, duke e marrë parasysh kërkesën  e qytetarëve, bile disa që kemi qenë prezent dhe i kemi parë gjendjen e mjerueshme të tyre, ishte edhe si shkas shtesë që vendosëm të shpërndajmë 200 kubik dru për 100 familje të cilët kanë qenë më së tepërmi të prekur nga i ftohti”, thekson Dauti.
hilal shperndan dru
Ai publikisht ka falënderuar Muftinitë e Bashkësive Fetare Islame,  imamët e xhamive , këshillat e xhamive dhe posaçërisht xhematin që e kanë mundësua që të realizohet ky projekt.

Comments are closed.