“Hilal” me aksion humanitarë nëpër shkollat e Strugës

Sot Organizata Humanitare “HILAL” bëri akcion tjetër të radhës me karakter humanitaro-arsimor duke furnizuar nxënës me një mijë e pesqin pajisje dhe vegla të ndryshme shkollore në Strugë dhe rrethinë, respektivisht në Frengovë, Shum, Zagraçan, Belicë dhe Velesht.

 tn

Marrë parasysh se urdhri i parë në Librin e shenjtë, Kuranin famëlartë është “Lexo, studio…” që do të thotë neve si njerëz në parim e dimë se dituria është dritë dhe duhet thithur atë, pa marrë parasysh vendin, kohën, dhe mënyrën.
Ne si organizatë humanitare “Hilal” duke u nisur nga ky parim dhe nga thënia e Profetit tonë: “Nuk janë të barabartë ata të cilët dinë dhe ata që nuk dinë…”, andaj për këtë arsye i kemi dhënë rëndësi të veçantë këtij aspekti human dhe i njejti është i paraparë edhe në plan-programin tonë që ku ka nevojë që të pajisim nxënës dhe student, me pajisje të ndryshme shkollore, neve aty do të jemi, theksoi Mustafa Dauti, Kryetar i OH “HILAL”.
Falënderoj kryetarin e Degës së OH HILAL Strugë, Salim ef. Sulejmanin, anëtarin e Kryesisë Qendrore Nasih ef. Shehu si dhe anëtarët tjerë të degës së Strugës për kontributin e dhënë në realizimin e këtij aksioni. Po ashtu falënderoj donatorët e rregullt dhe të gjithë ata që na mbështesin për t`i realizuar projektet tona, potencoi në fund Mustafa Dauti, Kryetar i OH “HILAL”.

Comments are closed.