“Hilal”-i në bashkëpunim me OHN-në e Arabisë Saudite ndau ndihma në Shkup
OH “HILAL”, në bashkëpunim me Organizatën Humanitare Ndërkombëtare nga Arabia Saudite, shpërndau mbi 300 pako me artikuj ushqimor e higjienik për të varfërit dhe skamnorët e Shkupit. Koordinatori i OHN në Maqedoni, z. Abdulaziz Baleza u nda shumë i kënaqur nga transparenca e shpërndarjes së këtyre pakove humnaitare dhe shprehu gatishmërinë për nbjë bashkëpunim edhe më intensive me OH “HILAL”.
Ndërkaq kryetari i OH “Hilal”, Mustafa ef. Dauti nënvizoi se po i rikthehen për të disatën herë territorit të Myftinisë së Shkupit, sepse përgjatë këtij Muaji të Ramazanit janë paraqitur shumë persona e familje hallexhinjë që kanë nevojë për ndihma. “Po bëjmë ç’ mos që ta zbusim sado pak dhembjen e skamjes në sofrën e Ramazanit. Miqtë tanë dhe donatorët e ndryshëm po na ndihmojnë që t’i përfshijmë të gjithë ata që janë evidentuar nëpër listat e këshillave të xhemateve tona e që kanë shumë nevojë për ndihma. Ne bashkejëtojmë me dhembjen dhe trishtimin e tyre, prandaj nuk ndalemi së shpërndari ndihma anekënd vendit. Këtë e bëjmë me përpjekjet maksimale të Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, për të siguruar donacione dhe ndihma për nevojtarët, të varfërit dhe skamnorët e nënqiellit tonë”, ka theksuar efendi Dauti.
Comments are closed.