Hilal dhe EVN në aksion humanitar

HILAL Evn
Organizata Humanitare “Hilal” pranë Bashkësisë Fetare Islame (BFI) ka realizuar një aksion humanitar, mbase të fundit për këtë vit, në bashkëpunim me kompaninë energjetike “EVN”.

Në zyrat e OH “Hilal”, sot kompania energjitike donoi ndihme për rreth 800 familje me rastin e festave të fundvitit.

Nga “Hilal” thonë se bashkëpunimi me “EVN”-në po vijon fuqishëm dhe se me aksionin humanitar po u dalin në ndihmë qytetarëve që u mungojnë gjërat elementare të jetesës.

“Edhe ky aksion dëshmon se BFI në RM ka një bashkëpunim të ngushtë me EVN për sa i përket aksioneve humanitare. Ashtu sikundër për festat e Bajramit dhe gjatë Ramazanit, edhe me rastin e festave të Vitit të Ri, organizuam një aksion të përbashkët për t’ju dalë në ndihmë familjeve të cilët edhe ky fundvit po i gjenë me problem sociale”, ka thënë Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi. Me këtë rast, përmes mediave që kishin ardhur për ta përcjellë këtë aktivitet, efendi Rexhepi, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pa dallim përkatësie etnike, u ka uruar Festat e Vitit të Ri! “Gëzuar për shumë mot Vitin e Ri për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Dhënë Zoti e u plotësofshin të gjitha premtimet dhe parashikimet e qeverisë aktuale si dhe të Kryeministrit i cili ka premtuar që viti 2015 do të jetë një vit që do të shënojë rritje ekonomike, mirëqenie dhe situatë të bereqetshyme për të gjithë qytetarët e vendit,”, është shprehur Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Nga ana tjetër, përfasqësuesi i EVN –së, Atanas Kovaçevski, ka shprehur kënaqësi dhe ka vlerësuar bashkëpunimin me Organizatën Humanitare “Hilal”.

“Është ndjenjë e mirë dhe e veçantë momenti kur të jepet mundësia për t’ju dalë në ndihmë njerëzve në nevojë. Sot, bashkë me Reisul ulemanë, efendi Rexhepin, po shpërndajmë ndihma për një numër të caktuar qytetarësh që janë në nevojë dhe, shpresoj që do t’i gëzojmë sado pak duke ua pasuruar tryezën festive të fundvitit. Është mirë të shkaktojmë sa më shumë buzëqeshje. I bashkangjitem urimit të Reisul ulemasë dhe, në emrin tim personal por edhe të EVN-së të gjithë qytetarëve Gëzuar Vitin e Ri dhe të kalojmë çaste të këndshme ditëve festive të këtij fundviti.”, është shprehur z. Kovaçevski.

ndihme Hilal Evn

Comments are closed.