[:al]E vetmja organizatë humanitare, e cila, përgjatë këtij Muaji të Ramazanit, po merret në mënyrë intensive me shpërndarje të ndihmave për skamnorët, fukaratë dhe jetimët e vendit, pa dyshim që është OH Hilal e BFI-së. Për këto ditë agjërimi kjo organizatë ka shpërndarë mbi 40 ton pako me produklte të ndryshme ushqimore e higjienike.
Sot, OH HILAL aktivitetion e vet e vazhdoi në Myftininë e Velesit ku, kryetari i saj Mustafa Dauti, bashkë me kordinatorin e kësaj Myftinie, Adem Çoreskin, ndanë një kondigjen të konsiderueshëm ndihmash për skamnorët e vendbanimeve myslimane të kësaj Myftinie.
Kryetari Mustafa Dauti duke falënderuar donatorët si dhe autoritetin dhe përkrahjen e parezervë të Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, ka theksuar se kjo Organizatë është e gatshme që edhe në ditët në vijim të vazhdojë me këtë aktivitet humanitar, madje edhe ta intensifikojë. “Falënderojmë Allahun Mëshirëplotë për donatorët tanë të cilët në asnjë moment nuk kanë rreshtur së afruari donacione në produkte të ndryshme ushqimore dhe higjienike, të cilat, të paketuara, po i shpërndajmë bashke me myftitë dhe operativën e myftinive që po na ndihmojnë jashtëzakonisht shtumë në hartimin e listave të familjeve që kanë prioritet e që i përkasin rasteve të rënda sociale. Pa dyshim që, aktiviteti ynë do të vazhdojë dhe do të shtrihet duke trokitur në çdo familje që ka nevojë emergjente për ndihma humanitare, në çdo vendbanim myslimanësh nëpër territoret e Myftinive tona”, ka theksuar Mustafa Dauti, kryetar i OH HILAL i BFI në RM.
[:]
Comments are closed.