Hidhet gurthemeli i Xhamisë së Madhe në qendër të Tiranës

image_1366467822105178Në prezencë të kreut më të lartë të shtetit Shqiptar, kryetarëve të Bashkësive Fetare Islame të rajonit, figurave të shquara, dhe media u hodh gurthemel i xhamisë së Madhe në Tiranë, të cilin eviniment e ndjekën një numër i madh besimtarësh.
Në këtë gurthemel morri pjesë kryeministri Sali Berisha, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kreu i KMSH, H. Selim Muça, Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejmn ef. Rexhepi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm h. Afrim ef. Tahiri, por gjithashtu morrën pjesë përfaqësues nga Kosova, përfaqësues nga klasa politike, ambasador të akredituar në shtetin shqiptar, krerë të bashkësive fetare në vend, qytetar akademik dhe shumë besimtarë mysliman.
Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë e nisjes së punimeve kryeministri Sali Berisha u shpreh:“Për Tiranën dhe Shqipërinë 20 Prilli, dita e lindjes së profetit Muhamet, ëshët një ditë e madhe dhe e rëndësishme sepse në këtë ditë ne inagurojmë ndërtimin e Xhamisë më të madhe të kryeqytetit dhe të gjithë vendit.” “Kjo është një ngjarje e madhe sepse sot ne ndahemi nga qëndrimet paragjykuese, të cilat penguan për 20 vjet ndërtimin e kësaj Xhamie. Ishte një detyrim i madh për ne që për të vendosur për ndërtimin e kësaj Xhamie”, u shpreh Berisha.
“Në këto vite ju nuk keni patur atë që keni merituar, por durimi, dialogu dhe vendosmëria për të çuar përpara frymën tuaj besimtare, bëri të mundur që sot të mblidhemi sëbashku në këtë ngjarje shumë të madhe.
Qeveria duke shprehur nderimin më të madhe ndaj jush ju bën thirrje kryetarëve të bashkive dhe të komunave në të gjithë vendin që të ngrejnë tempujt e tyre aty ku jetojnë. Të gjithë besimtarët në të gjitha qytetet kanë pasur kultet e tyre pranë shtëpive të tyre”, u shpreh Berisha.
Në ceremoninë e përurimit foli gjithashtu edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili tha se Tirana është modeli i bashkëjetesës fetare dhe se kishte ardhur koha që edhe Xhamia e Madhe të kishte një tempull në Tiranë.
“Ndjej keqardhje për kohën e gjatë që kemi humbur. Bashkisë së Tiranës i kishte munguar besimi vullneti dhe dashuria për ta ndërtuar këtë vepër. Ne e nisim ndërtimin e kësaj xhamie duke kompletuar mozaikun e objekteve të kultit në Tiranë, dhe duke shënuar një premtim tjetër të mbajtur para njëri-tjetrit dhe përpara Zotit”, u shpreh Basha.
Ceremonia e gurthemelit u zhvillua prej orës 10:00 në vendin e quajtur namazgja, ku dhe do të ndërtohet xhamia e shumëpritur nga të gjithë.
Fillimi i punimeve për ndërtimin e Xhamisë së madhe të Tiranës është një ngjarje historike jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen- thuhet në paraqitjen e kryetarit të KMSH, Selim Muça për faqen zyrtare të institucionit që drejton. Ndërkohë pas kësaj ceremonie , Komuniteti Mysliman Shqiptar, organizoi programin e përvitshëm kushtuar ditëlindjes së Muhamedit a.s: “Profeti Muhamed a. s. – Krenaria e Njerëzimit”.

image_1366467822105160 image_1366467822105171 image_1366467822105178 image_1366467822105185 image_1366467822105192

Comments are closed.