Hidhet gurrthemeli në xhaminë e fshatit Jançe

Xhamitë i ndërtojnë, meremetojnë dhe mirëmbajnë besimtarët që kanë besim te paluhatur në Allahun Fuqiplotë. Në këtë frymë, të Dielën më 13.09.2020, në fshatin Jançe të Komunës Mavrovë – Rostushë, i cili është një nga fshatrat më të bukur e piktoresk të këtij rajoni, me një solemnitet modest u hodh gurrthemeli i xhamisë së re të këtij fshati.
Prezent në këtë ngjarje ishin Myftinj të Bashkësisë Fetare Islame, ku Myftiu i Tetovës Prof. Dr Qani ef. Nesimi i cili zëvendësonte Kreun e Bashkësisë Fetare Islame H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Selver ef. Xhemaili, Myftiu i Strugës: Mr. Salim ef Sulejmani, Myftiu i Ohrit: Samet ef Hajdari, Myftiu i Shtipit: Nasir ef Rexhepi, Myftiu i Dibrës Reshat ef. Kaçallniku, imamë e besimtarë të shumtë. Gjithashtu në këtë solemnitet ishin pjesëmarrës edhe Kryetari i Komunës së Dibrës: z. Hekuran Duka dhe Kryetari i Komunës Mavrov-Rostushë: Medat Kurtovski.
Në emër të Kreut të BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai (i cili ndodhet në udhëtim zyrtar jashtë vendit), të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Tetovës Prof.Dr Qani ef Nesimi, duke falënderuar të gjithë besimtarët që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj xhamie, në vënien e themeleve të këtij Institucioni që ndihmon në ngritjen e vetëdijes së besimtarëve të cilët kanë besim të pa luhatur në Allahun Fuqiplotë, duke e lutur të Lartmadhërishmin të na mundësojë që dituria, edukimi, vetëdija e qëlluar fetare, pasuria dhe sakrificat që janë të bekuara nga i Madhi Zot si dhe argument i qëndrueshmërisë qenësore në këto troje shekullore.

Comments are closed.