Të fundit
- Presidenti Pendarovski priti në takim pune Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain / Претседателот Пендаровски го причека Реисул Улема Хфз. Шаќир Фетаи на средба
- Ambasadorja e ShBA-së, znj. Kate Marie Byrnes, vizitoi Reis Ulemanë – Shq/Мкд/Eng
- Reis Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme z. Bujar Osmani
- Hëna e Re – Dhjetor 2020, Numri 351
- HFZ. SHAQIR EF. FETAI U PRIT NGA AMBASADORI I MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE NË TIRANË, EKSELENCA E TIJ, Z. ABDULMU’MIN MUHAMMED SHEREF
- REISUL ULEMA I BFI NË RMV, H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI, PRITET NË ZYRAT E KOMUNITETIT MUSLIMAN SHQIPTAR NGA KRYETARI H. BUJAR EF. SPAHIU
- KRYETARI I BFI NË RMV PRITI NË TAKIM DY NËNKRYETARËT E BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM, Z. NEVZAT BEJTA DHE Z. IZET MEXHITI
- KRYETARI I BFI NË RMV, H. HFZ. SHAQIR EF. FETAHU PRITI NË VIZITË DELEGACIONIN NGA EMIRATET E BASHKUARA ARABE
- BASHKËSIA FETARE ISLAME URON POPULLIN SHQIPTAR PËR FESTËN E PAVARËSISË SË SHTETIT SHQIPTAR, FESTËN E FLAMURIT
- BASHKËSIA FETARE ISLAME E RMV AUTORIZON H. SABAHUDIN EF. ZENDELIN NË POZITËN USHTRUES DETYRE I MUFTINISË SË BFI GOSTIVAR
HFZ. SHAQIR EF. FETAI U PRIT NGA AMBASADORI I MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE NË TIRANË, EKSELENCA E TIJ, Z. ABDULMU’MIN MUHAMMED SHEREF
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai – Reisul Ulema, u prit pasditen e sotme nga Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ekselenca e tij, Abdulmu’min Muhammed Sheref.
Ambasadori i Mbretësisë së Arabisë Saudite mirëpriti vizitën e Kreut të BFI-së dhe i uroi atij marrjen e detyrës së re, Reisul Ulema i BFI në RMV, pas zgjedhjeve që u zhvilluan në Rijasetin e këtij institucioni më 18 nëntor 2020.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame dhe ekselenca e tij, ambasadori Sharaf, biseduan për gjendjen e BFI-së dhe situatën aktuale në institucion. Hfz. Shaqir ef. Fetai e njoftoi ambasadorin me zhvillimet e fundit, ecurinë e proceseve dhe planet që ka për BFI-në në të ardhmen.
Nga ana tjetër, ambasadori Abdulmu’min Sheref shprehu gatishmërinë e tij për të çuar një hap para bashkëpunimin me Bashkësinë Fetare Islame në të mirë të muslimanëve të vendit. Ai premtoi lehtësime dhe bashkëpunim për organizimin e haxhit, umres dhe të gjitha çështjeve me rëndësi strategjike për të dyja palët.
Krijimi i lidhjeve dhe raporteve të mira me të gjithë faktorët në vend dhe jashtë tij është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për institucionin, prandaj Reisul Ulemaja e llogarit atë nga prioritetet e udhëheqjes së tij.
Në shenjë respekti ndaj Kryetarit të ri, ambasadori tha se do jetë i nderuar të prezantojë në vizitë në Rijaset dhe e ftoi Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain në vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite në mundësinë e parë që do i jepet.
Reisul Ulemaja i dhuroi Ambasadorit një kopje të botimit të librit “Bashkimi i detrave” që është botim i Rijasetit të BFI në RMV.
Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.
Ju gjithashtu mund të lexoni