Hfz. Mahir Bekiri emërohet imami i ri i spitalit AKH në Vienë

Me kënaqësi të madhe pranova lajmin për emërtimin e shokut dhe mikut tim Hfz. Mahir Zekiri si imam në spitalin e AKH Vjenë. Hfz. Mahir Bekiri njihet si një kontribues i madh në jetën fetaro kombëtare në Perëndim, e sidomos në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë , ku me vite të tëra ka qenë në shërbim të islamit dhe kombit. Ai njihet si intelektual e dijetar, tolerant dhe i urtë në mendime, human ndaj njerëzve dhe i paluhatshëm në shërbim të Zotit, Vatanit dhe Kombit.
Andaj, në emrin tim personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i uroj shëndet dhe suksese në detyrën e re.
Me respekt, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Comments are closed.