Haxhinjtë nga Maqedonia, shëndoshë e mirë, të mbushur shpirtërisht

Masjid-Al-NabawiHaxhinjtë nga Maqedonia shprehen se ndjehen tepër të kënaqur dhe hedhin poshtë kategorisht spekulimet për praninë e sëmundjen ebola mes tyre, një sëmundje që ka alarmuar të gjithë botën.

Shëndoshë e mirë, të mbushur shpirtërisht. Kështu është gjendja e haxhinjëve nga Maqedonia që udhëtuan për në qytetet e shenjta, Mekë e Medinë, nën ombrellën e Bashkësisë Fetare Islame, për të kryear kushtin e pestë të islamit, Haxhxhin, thotë Sekretari Gjeneral i BFI-së, Afrim ef. Tahiri.

Ai bën me dije se pas kryerjes së Tavafit të Lamtumirës e kanë lënë pas Mekën për t’u zhvendosur në një tjetër qytet të rëndësishëm, në Medinën e Pejgamberit a.s., e ndodhur rreth 447 km në veri të Mekës. „Në qytetin që priti të dërguarin e Zotit Muhamed (a.s.) dhe shokët e tij në vitin 622 të e.s. Në Medinën e ndritur, aty ku nisi epoka islame, qyteti që u bë qendra e shtetit të parë islam në historinë e njerëzimit dhe në të cilin gjendet i varrosur Pejgamberi i mbarë njerëzimit, Muhamedi (a.s.).“, thekson ai.

Sipas Tahirit, këtu qënrojnë që disa ditë. „ është një qytet që të mëson shumë për islamin. Me qëndrim jemi në afërsi të Xhamisë së Pejgamberit, të hënën do të vizitojmë Xhaminë Kuba, Malin Uhud, dhe vende të tjera me peshë historike që kanë kalitur rritjen e fesë sonë“, thekson Efendi Tahiri.

Haxhinjtë nga Maqedonia shprehen se ndjehen tepër të kënaqur dhe hedhin poshtë kategorisht spekulimet për praninë e sëmundjen ebola mes tyre, një sëmundje që ka alarmuar të gjithë botën.

„Në qytetin e Pejgamberit nuk ka asnjë sëmundje“, shprehet një haxhi.

Sekretari gjeneral Afrim ef. Tahiri, sqaron se nuk ka vend për asnjë dyshim Në ekipin e tij janë një numër i konsiderueshëm mjekësh dhe personel tjetër teknik mjekësorë dhe se gjithcka është në kontroll.

“Për cdo ditë bëjmë kontrolla rutinore për shëndetin e haxhinjëve. Të gjithë ndjehen shumë mirë. Unë ju bëj me dije familjarëve të haxhinjëve që të rrinë rahat” , thekson Tahiri duke hedh edhe një herë poshtë mundësinë e ndonjë komplikimi. .

“Kontrollat edhe nga institucionet shtetërore këtu janë të shpeshta”, sqaron edhe mjeku, haxhi Nail Rustemi nga Tetova, që ka përcjell haxhit që prej fillimi thekson se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë dhe janë 24 orë nën kujdesin e mjekëve dhe të stafit organizator.

„Gjithcka është në rregull. Këtë jua sigurojmë ne. Kontrollat janë jo vetëm të përditëshme, por kjo mund të ndoth edhe disa herë brenda ditës. Askush deri më tani nuk ka treguar ndonjë simtomë që

do të tregonte për një sëmundje serioze.”, Doktori nga Shkupi, Dugagjin Osmani.

Edhe haxhinjtë shprehen tepër të kënaqur nga mënyra e organizimit të haxhit deri më tani. I vetëdijshëm se haxhit po i vjen fundi, haxhi Muharem Smaili nga qyteti i Shkupit thekson se ritualit po i vjen fundi.

„Të gjithë e ndjejmë por zduam ta pranonojmë. Për ditë me radhë kemi përjetuar e marrë shumë. Kemi përjetuar gëzimin që të fal një adhurim i sinqertë kushtuar Zotit, por edhe kënaqësinë e të ndenjurit pranë njëri-tjetrit. E dinim që të gjithë ishim të ndryshëm, por asnjëri prej nesh nuk ndihej i huaj. Zemrat tona kishin ndryshuar. Ato duket se kishin bërë divorc me të keqen dhe urrejtjen dhe ishin mbështjellë me flladin e Mëshirës Hyjnore“, thekson haxhi Muharem Smaili.

Ai vazhdon se sipas një programi të paracaktuar nga BFI-ja myftinjtë e imamë e teologë, të shquar u mbajnë haxhinjve ligjërata të shumta mbi islamin, fenë e paqes, mirësitë e besimit dhe dashurinë për Allahun, Krijuesin e gjithçkaje.

„Meka na transformoi shpirtërisht. Ajo na dhuroi momente të bukura e kujtime të pashlyeshme. Në çdo hap na shoqëronte buzëqeshja e banorëve të saj, të cilët na prisnin me të njëjtin gëzim“, rrëfehet haxhiu duke shtuar se çdo besimtar i intervistuar pas intervistës do të ndjehej i “tradhtuar” pasi as gjurmët, as ndjesitë nuk mund t’i shpjegojë.

„Nuk ka fjalë të përshkruan ndjesinë e të qenurit afër Zotit“, potencon ai.

Edhe një tjetr haxhi nga qyteti i Gostivarit, haxhi Bedri Ismani, shprehet i fascinuar nga mënyra e organizimit të haxhit.

„Një udhëtim që të çon një hap më pranë Krijuesit tënd. Një hap pranë parajsës së shumëdëshiruar .Një udhëtim shpirtëror, përtej çdo dimensioni e kufiri, një udhëtim drejt pavdekshmërisë, drejt madhështisë së pafundme të të Plotfuqishmit”, shprehet Haxhi Ismani duke shtuar se të gjithë janë të mendimit se në haxh sheh të materializuar ndjenjën e respektit e të dashurisë, respekt për më të mëdhenjtë e dhembshuri për më të vegjlit.

” Nga haxhi vjen me mbresa shumë të mëdha. Nga haxhi vjen me zemër tjetër”, shprehen haxhinjtë nëpërgjithësi duke tregur një kënaqësi të vecantë ngase këtë vit pasiqë dita e Arafatit qëlloi të jetë ditë e xhuma, haxhi konsiderohet Haxhi i madh.

Nga aspekti organizativ, në 15 vitet e fundit, ky mund të llogaritet si haxhi më i suksesëshëm.

“Dhe për këtë meritë kanë prof.Rexhep Jusufi i cili gjatë këtij viti për një organizim sa më të mirë në Arabinë Saudite ka qenë tre herë, si dhe këtu është I ardhur plot dy javë para ardhjes së haxhinjve, gjithashtu falenderoj edhe haxhi Alifekri Esatin dhe haxhi Qufli Osmanin të cilët gjithashtu në vendet e shejta erdhën disa ditë para haxhinjve dhe krejt në fund, në emër të kryesisë së Haxhit 2014 dhe të gjithë haxhinjve falenderojmë Rijasetin e BFI në krye me h.Sulejman ef. Rexhepin”, shprehen haxhinjtë të cilët luten që ditët e qëndrimit në Medinë ti kalojnë me ibadet dhe devotshmëri, ndërsa nuk e fshin atë se që tani i ka marrë malli për Qaben dhe bëjnë plan si të kthehen përsëri atje në vitet e ardhëshme.

Comments are closed.