Haxhinjtë e BFI shëndoshë e mirë në Arafat

Bashkësia Fetare Islame e RMV njofton besimtarët dhe familjarët e haxhinjve të BFI,se sot haxhinjtë, prej në Mekke kanë shkuar në Arafat, ku edhe kanë filluar kështu ritualin e haxhit.
Me të mbërritur në Arafat ata janë akomoduar në tenda dhe në bazë të informacionit nga Udhëheqësia e Haxhit, të gjithë janë shëndosh e mirë.
Në Arafat do të qëndrojnë deri në perëndimin e diellit.
Me lejen e Allahut xh.sh do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në Muzdelife.
Haxh të lehtë e të pranuar, in shaa Allah!

Comments are closed.