[:al]Haxhi 1439 H – 2018[:]

[:al]Rijaseti i BFI në RM, duke u bazuar në nenin 3 pika 17, të Kushtetutës së BFI-së, si çdo herë edhe këtë vit organizon kryerjen e kushtit të pestë islam – Haxhit, dhe, për këtë qëllim, në bazë të kritereve që ndikojnë në çmimin e aranzhmanit të Haxhit, vendosi me sa vijon:

  • Çmimi i aranzhmanit për kryerjen e Haxhit 1439 H – 2018 është 4.100 euro. Pagesa mund të bëhet edhe në kundërvlerë me valuta të tjera, sipas kursit të mesëm të Bankës Popullore të RM në ditën e pagimit.
  • Në këtë çmim përfshihen:
    • udhëimi me aeropolan
    • vizat dalëse,
    • procedurat administrative për marrjen e vizës së haxhit,
    • vaksinimi dhe mbrojtja shëndetësore para, gjaë dhe pas udhëtimit, konform ligjeve për mbrojte shëndetësore,
    • biletat kthyese të aeroplanit si dhe transporti në Arabinë Saudite dhe në vendet e shenjta,
    • qëndrimi  në hotele në Mekke dhe në Medine si dhe qëndrimi në tenda në Arafat dhe në Mine,
    • ushqimi gjatë qëndrimit në hotel,
    • Ihrami dhe kurbani,

     – Të gjitha taksat e Haxhit në vend dhe në Arabinë Saudite.

  • Së pari shkohet në Meke e pastaj në Medine.
  • Nisja planifikohet më: 09-10. 08. 2018,
  • Kthimi planifikohet më: 01 – 02. 09. 2018.

 

BFI në RM tërheq vërejtjen që besimtarët të kenë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve dhe e gënjeshtrave nga ana e agjencive të ndryshme turistike.

Agjencive turistike u tërhiqet vërejtja që mos të merren me këtë organizim për të cilën kompetente është vetëm BFI. Ndryshe, BFI do të detyrohet të bëj padi kundër të gjithë agjencive mashtruese të cilat, për sa i përket këtij organizimi, do të shkelin Kushtetutën e BFI-se si dhe dispozitat pozitive përkatëse të shtetit.

Të gjithë besimtarët e vendit të cilët kanë bërë nijet që sivjet të marrin udhë për në vendet e shenjta për ta kryer haxhin, luten që të regjistrohen sa më parë pranë Myftinive të BFI në RM.

Të gjithë nijetlinjëve u dëshirojmë udhëtim të mbarë dhe e lusim Allahun Mëshirëplotë që t’ua bëjë kabull e magbul haxhin e sivjemë.

 

Rijaseti i BFI në RM

Sulejman ef. Rexhepi, Reisul Ulema

[:]

Comments are closed.