Intervistë e Reis-ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi për gazetën ZAMAN
Zaman: Na thoni diçka në lidhje me përgatitjet e haxhit 2011 dhe sa kandidat për haxhilerë ka nga Maqedonia këtë vit?
Reis ul Ulema: Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirbërësit. Allahu i Plotë fuqishëm në librin Fisnik, Kuranin Famëlartë thotë: “Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim pëe atë që ka mundësi udhëtimi te ajo…” (Ali Imran, 97).
Intervistoi: Sejfulla Islami
Bashkësia Fetare Islame këtë vitë po organizon një haxh shumë të ngritur në nivel të lartë në aspektin e organizimit, me çrast edhe këtë vitë kemi besimtarë që do të udhëtojnë për në vendet e shenjta përmes vijës ajrore dhe toksore. Përgatitjet deri më tani janë zhvilluar në formë shumë të fuqishme, ku neve tani më kemi kry me gjitha procedurat që duhet realizuar para nisjes së haxhinjëve për në Haxh. Tani më jemi në pritje vetëm për t’i përcjell, ata që vendosën të udhëtojnë në linjë toksore tani më janë nisur, ndërsa përmes linjës ajrore tre fluturime duhet të realizohen nga 28-30.10.2011, ku nisja do të bëhet nga aeroporti i Shkupit me Kompaninë Ajrore Turkish Airlines. Numri i të interesuarve përmes vijës ajrore ka qenë më i madhë ku janë regjistruar mbi 500 haxhinjë, ndërsa numri i atyre që kanë shprehur dëshirë përmes vijës toksore është më i vogël në krahasim me vitet e kaluara, ku shkak janë trazirat që janë zhvilluar dhe akoma po zhvillohen në disa shtete arabe në lindjen e mesme.
Zaman: Cilat nga agjencionet janë të autorizuara të organizojnë haxhin këtë vit ?
Reis ul Ulema: Të drejtë ekskluzive për organizim të haxhit ka vetëm një institucion edhe atë Bashkësia Fetare Islame, ndërsa gjitha elementet tjera janë pjesë e organizimit tonë apo me fjalë të tjera, bashkëpunëtorë teknik. Dua të theksoj se të gjithë ata agjenci që kanë shprehë interes për të dërguar haxhi në vendet e bekuara neve ju kemi dhënë mundësi që të kryejn pjesën teknike që janë në kuadër të BFI-së dhe nën mbikqyrjen e këtij institucioni, por si rezultat i gjendjes në Siri, këtë vit kemi pasur më pak agjencione të interesuara.
Zaman: Si bëhet edukimi i haxhilerëve të rinj? Botohen fletushka, organizohen simpoziume etj?
Reis ul Ulema: Neve gjithnjë jemi kujdesur për të gjithë ata që udhëtojnë për në haxh gjegjësisht për nijetlinjtë që kanë vendosur për në haxh në disa aspekte. Fillimisht, neve udhëzimet i bëjmë përmes Imamëve që shërbejnë nëpër xhamia, ku ata në mënyrë obligative bëjnë edukimin e xhematit dhe të atyre që shkojnë në haxh. Pjesa tjetër që neve bëjmë për t’i edukuar haxhinjtë është edhe takimi i haxhinjëve që bëhet me myftinitë e BFI-së në gjithë vendin, me çrast çdo myftini organizon takim me haxhinjët e saj dhe në të njejëtin takim i bëjnë të gjitha sqarimet lidhur me haxhin që nga nisja e deri tek ardhja e tyre. Që nga momenti kur haxhinjtë do të arrijnë në Meke dhe Medine, neve kemi angazhur që çdo grup i haxhinjëve i përbëri prej 30 personave të ketë nga një përgjegjës i cili do të jetë gjithnjë i pa ndarë nga haxhinjët dhe në kontinuitet do të jepë udhëzimet e duhura që haxhiu t’i kryej të gjitha farzet në mënyrë të duhur. Ata do të këshillojnë haxhinjtë, do t’u japin udhëzime si dhe do t’u mbajnë ligjerata fetare të cilat do të jenë mudnësi për të mos pasur asnjë vështirësi haxhiu gjatë gjithë atyre ditëve sa do të qëndron në vendet e shenjta duke filluar nga Qabeja, Arafati, Muzdelife, Mina etj, kjo bëhet krahas literaturës së shkruar që u jepet haxhinjëve.
Zaman: Si i organizoni haxhilerët në vendet e shenjta?
Reis ul Ulema: Bashkësia Fetare Islame është në përkujdesje të plotë të haxhinjëve, neve fillimisht në Meke kemi siguruar hotel të klasit të lartë dhe me kushte shumë të mira për haxhinjtë, por gjithashtu kemi qenë të kujdesshëm që ata t’i vendosim në një vend ku do të jenë të mbrojtur nga fluksi i madh i njerëzve që vijnë nga e gjithë bota, por kemi pasur kujdes që të jenë të vendosur në një hapsirë ku do të jenë të mbrojtur nga aspekti i shëndetit dhe do të kenë mundësi të kryejn shumë më leht haxhin. Edhe në Medine haxhinjtë tanë do t’i vendosim shumë afër xhamisë së Muhamedit a.s. për organizimin e haxhit në mënyrë sa më të ngritur, kemi angazhuar ekip që do të jetë gjithnjë në shërbim të haxhinjëve dhe iu kemi siguruar mjete me të cilat do të identifikohen leht haxhinjët tanë por edhe gjëra të tjera me të cilat do të kenë mundësi të bartin gjërat e tyre si dhe do të ndihen më komod gjatë kryerjes së farzeve dhe vizitave tjera që do të bëjnë në vendet e bekuara.
Zaman: Për shkak të , siç e quajnë, “pranverës arabe” a mendoni se do të haset në vështirësi në participimin dhe kryerjen e këtij obligimi të madh? Posaqërisht për ata që janë të kapluar nga kjo valë e gjithashtu edhe për ata që udhëtojnë nëpër këto vende?
Reis ul Ulema: Neve muajve të fundit jeni dëshmitar të asaj që po ndodhë në disa shtete arabe, dhe se kjo ka ndikuar sado pak në participimin e haxhinjëve, megjithatë kemi numër të konsiderueshëm të atyre që udhëtojnë për në Haxh. Zyrtarisht autoritet Siriane kanë bërë të njohur se rrugët në vendin e tyre janë të siguruara. Kemi bindje se gjatë periudhës së Haxhit të gjithë muslimanët ane kënd botës do të jenë të qetë dhe do të frymojnë ndryshe, duke u nisur nga ajo se po kryejm kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.
Zaman: Nëse dëshirojmë të bëjmë një krahasim mes organizimeve.. Cili shtet sipas jush organizon haxhilerët më së miri dhe çka e karakterizon sipas juve një organizim të mirë?
Reis ul Ulema: Fillimisht do theksoja se haxh organizojnë të gjitha shtetet që kanë qytetarë musliman, por sigurisht që krahasime mund të bëjmë vetëm në mes të shteteve të mëdha të botës islame. Është shumë e natyrshme të bëhet krahasime mes shteteve të tilla ngase nuk mund të krahasojmë një shtet që ka përvojë të madhe të kryerjes së haxhit me ndonjë shtet të vogël e që i mungon eksperienca e organizimit të haxhit. Shtetet që në kontinuitet njihen si më të organizuara në aspektin e kryerjes së Haxhit sipas informacioneve që kemi janë Turqia, Malajzia dhe Irani. Ajo që do të doja të theksoj në këtë rast do të ishte se vendi ynë bie në shtetet e vogla me interesim më të lartë për kryerjen e haxhit.
Zaman: Cila është porosia e juaj për haxhilerët e rinj dhe për atë që në të ardhmen mendojnë të shkojnë në haxh?
Reis ul Ulema: Unë të gjithë haxhinjëve ju dëshiroj shëndet, rrugë të mbarë për në ato vende të bekuara, ngase është kënaqësi e rrallë dhe e veçantë të kryhet haxhi dhe të vizitohen ato vende. Mbetem me shpres që Allahu i plotëfuqishëm t’ua pranon Haxhin dhe të gjithë vizituesit të kthehen nga haxhi me një besim edhe më të fuqishëm, pastër dhe më të ngritur shpirtërisht dhe moralisht. Ndërsa të gjithë të tjerët që mendojnë dhe planifikojnë që të realizojnë në të ardhmen dhashtë Zoti që t’ua realizon dëshirën dhe vullnetin për të vizituar vendet e bekuara.
Prev Post
Next Post
Comments are closed.