Hapje solemne e xhamisë së re në Tearcë të Tetovës

buuaaaNë Tearcë të Tetovës u bë inaugurimi i xhamisë së re, e cila u përmbyll pas një pune dhe angazhimi të madh nga xhemati gjegjësisht nga banorët e Tearcës, Myftinia e Tetovës dhe institucioni fetar, BFI. Bashkësia Fetare Islame në prag të muajt të bekuar të Ramazanit lëshoi në përdorim dhjetëra xhami, ndërsa me të njejtën tempo po vazhdon edhe përgjatë festës së Fitër Bajramit ku në ditën e parë u lëshua në përdorim xhamia e Çellopekut në të cilën xhami u

realizua edhe manifestimi qëndror i BFI-së me rastin e festës së Fitër Bajramit, ndërsa në ditën e dytë u lëshua në përdorim xhamia e re në Tearcë. Në këtë eveniment mori pjesë Reis-ul-Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, sekretari i Përgjithshëm i BFI, Afrim ef. Tahiri, myftiu i Myftinisë së Tetovës, Alifikri ef. Esati, myfti të myftinive të BFI-së, profesorë, hoxhallarë dhe xhematë nga Tearca dhe më gjërë.

Fjalë përshëndetëse në këtë solemnitet kishte myftiu i Tetovës i cili përshëndeti hapjen e kësaj xhamie dhe uroi xhematin për xhaminë e re dhe për kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj shtëpie të Allahut. Ai u shprehu përgëzime që përmes kësaj xhamia të ndërtojnë vlerat fetare, por gjithashtu edhe në të ardhmen të jenë unik dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në finalizimin e projekteve të mëdha që kanë të bëjnë me segmentin fetar dhe atë kombëtar. Në fjalën e tij të rastit, Reis-ul-Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, fillimisht i përshëndeti dhe përgëzoi qytatarët për hapjen solemne të këtij tempulli të shenjtë në veçanti në këtë festë të madhe mbarëshoqërore e ummetit të Muhamedit a.s. Kreu i BFI-së falënderoi këshillin iniciativ të xhamisë dhe të gjithë xhematin për kontributin e dhënë në ngritjen dhe ndërtimin e kësaj xhamie. “ BFI nga dita në ditë dhe nga koha në kohë po hedh gurthemele të objekteve fetare, por gjithashtu edhe po lëshon në përdorim shumë xhami të reja. Ne kemi qenë të lidhur ngusht me xhamitë ngase ato kanë qenë institucione dhe mbeten si të tilla akoma në mesin tonë. Ne nuk ndërtojmë xhami ose faltore skajeve të rrugëve dhe me hapsira jo më shumë se 5 m², por ato i ndërtojmë në bazë të kërkesave dhe nevojës së myslimanëve, ngase xhamitë që i kemi janë jo të mjaftuara që të kryjnë obligimet besimtarët tanë. Shumë individ të frustruar kanë përshtypje të gabuara mbi Islamin dhe gjithë vlerat e kësaj feje, në veçanti për xhamitë. Le të kenë të qartë se xhamitë shërbejnë për edukimin, emancipimin dhe ngritjen e vetëdijes fetare dhe kulturore të popullatës tonë, ndërsa më herët kanë shërbyer si kur institucione të implementimit të ligjeve, standardeve, kanë shërbyer si kuvend, institucion amë për nga aspekti i organizimit dhe zhvillimit të jetës fetare dhe shoqërore.”- shtoi H. Sulejman ef. Rexhepi.

Comments are closed.