Hapje solemne e xhamisë së re në Nerasht

10253131_10201907854882795_1488690395_nNë Nerasht të Tetovës u bë inaugurimi i xhamisë së re, e cila u lëshua në përdorim pas një pune dhe angazhimi të madh nga xhemati, Myftinia e Tetovës dhe institucioni fetar, BFI. Bashkësia Fetare Islame po vazhdon të bënë inaugurimin e xhamive të reja dhe të shton numrin e tyre, e dhënë që gëzon tejmase këtë institucion dhe mbarë besimtarët e këtij nënqielli. Në këtë eveniment mori pjesë Reis-ul-Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, sekretari i Përgjithshëm i BFI, Afrim ef. Tahiri, myftiu i Myftinisë së Tetovës, Alifikri ef. Esati, myfti të myftinive të BFI-së, Dekani i FSHI-së, Drejtori i Medresesë Isa Beu- Shkup, profesorë, hoxhallarë dhe xhematë nga Tearca dhe më gjërë.

Fjalë përshëndetëse në këtë solemnitet kishte myftiu i Tetovës i cili përshëndeti hapjen e kësaj xhamie dhe uroi xhematin për xhaminë e re dhe për kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj shtëpie të Allahut. Ai u shprehu përgëzime që përmes kësaj xhamia të ndërtojnë vlerat fetare, por gjithashtu edhe në të ardhmen të jenë unik dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në finalizimin e projekteve të mëdha që kanë të bëjnë me segmentin fetar dhe atë kombëtar. Në fjalën e tij të rastit, Reis-ul-Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, fillimisht i përshëndeti dhe përgëzoi qytatarët për hapjen solemne të këtij tempulli të shenjtë në veçanti në prag të ditëlindjes së Muhamedit a.s, festë që kremtohet nga mbarë ummeti i Muhamedit a.s. Kreu i BFI-së falënderoi këshillin iniciativ të xhamisë dhe të gjithë xhematin për kontributin e dhënë në ngritjen dhe ndërtimin e kësaj xhamie. “ BFI nga dita në ditë dhe nga koha në kohë po hedh gurthemele të objekteve fetare, por gjithashtu edhe po lëshon në përdorim shumë xhami të reja. Lidhja jonë e ngusht me fenë dhe besimi ynë I sinqert në Allahun bënë që të ngritim xhami me mjete dhe donacione të vëllezërve tanë musliman, e që fatkeqësisht asnjëherë nuk morrëm ndonjë ndihmë nga shteti edhe pse ekonomia përkrahet fuqishëm dhe buxheti i këtij shteti mbushen nga paratë e muslimanëve” – shtoi H. Sulejman ef. Rexhepi.

10253131_10201907854882795_1488690395_n 967488_10201907854842794_1429216674_n

Comments are closed.