Hapje solemne e xhamisë së re në Luboten

Më 19.07.2012 ( e enjte) në f. Luboten të Shkupit u bë inaugurimi i xhamisë së re e cila njëherit u hap në prag të muajit të bekuar të Ramazanit.  Pas një pune dhe angazhimi të madhë nga Muftinia e BFI- Shkup, këshillit të xhamisë dhe qytetarëve të Lubotenit u lëshua në përdorim xhamia e re, e cila besimtarëve do t’u mundëson që të realizojnë obligimet dhe nevojat e tyre fetare.
Në këtë eveniment morri pjesë Reis ul Ulema  i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, drejtori i Sektorit për Arsim pranë BFI-së, Jakup Selimovski, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim ef. Shabani,  Atesheu për çështje fetare pranë ambasadës së R. Turqisë, z. Sejfetin Ersoj, Ministri i Ekonomisë pranë Qeverisë së R.M, kryetari i Komunës së Çairit, qytetar akademik dhe xhemat nga Luboteni dhe më gjërë.  Fillimisht programi u hap me leximin e asheres, e më pas udhëheqësi i programit ftoi Imamin e kësaj xhamie Husamedin ef. Ismaili që të përshëndes dhe falënderoj të pranishmit në këtë solemnitet.
Në fjalën e rastit Reis ul Ulema, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili të pranishmit fillimisht i përshëndeti dhe përgëzoi qytatarët për hapjen solemne të këtij tempulli të shenjtë gjegjësisht të kësaj shtëpie të Allahut Fuqiplotë. Kreu i BFI-së foli rreth rëndësisë së xhamisë në vendin tonë dhe rolin e saj në ndërtimin e personalitetit të besimtarit si dhe të dinjitetit të tij. Përmes xhamiave gjithmon janë edukuar besimtarët dhe është organizuar jeta fetare islame në këto troje dhe më gjërë. Ai më tej shtoi se: “ E vërtetë e madhe e pamohueshme të cilën e dëshmon Kurani Famëlartë është ajo se xhamitë i ndërtojnë, xhamitë i meremetojnë dhe i riparojnë vetëm ata që kanë iman të paluhatshëm në Allahun Fuqiplotë, ata të cilët me dinjitet të plotë i kanë besuar dhe i besojnë Muhamedit a.s., ata të cilët fare nuk kanë pozicion dyshimi në shpirtin e tyre për çështjen e besimit në jetën e përhershme…” “ Ne gjatë të kaluarës kemi ndërtu shumë xhami edhe përkundër që kemi pasur presione për mos ngritjen e tyre megjithatë askush nuk ka mundësi që të pengon ndërtimin e objekteve fetare të myslimanëve pasi që përveç që e kërkon nevoja neve përmes tyre adhurojmë Allahun Fuqiplotë.
Edhe përkundër asaj që xhamitë u pengojë dhe ua vrasin syrin, Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë xhami ngase ato janë institucione tek të cilat kemi gjetur udhëzimet dhe hartuar konceptet e realizimit të çështjeve tona fetare dhe kombëtare”- shtoi H. Sulejman ef. Rexhepi.
Për Imam dhe Hatib në këtë xhami është caktuar teologu-hoxha Husamedin ef. Ismaili, dekretin ia dha Reis ul Ulema. Në fund të këtij programi mbaroi me këndimin e një ashere, ndërsa duanë e bëri atesheu për çështje fetare pranë ambasadës së R. Turqisë, z. Sejfetin Ersoj.
   DSC01958  DSC02030  DSC04104

Comments are closed.