Në lagjen Butel II të Shkupit u bë inaugurimi i xhamisë së re. Pas një pune dhe angazhimi të madhë nga Muftini e BFI- Shkup dhe qytetarët e lagjes u lëshua në përdorim xhamia e re, e cila qytetarëve do tu mundëson që të realizojnë obligimet dhe nevojat e tyre fetare. Në këtë eveniment morri pjesë Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, D-r. Fahrudin Ebibi, Drejtor i SHMI Medreseja “Isa-Beu”- Shkup Prof. Ibrahim Idrizi, Ministri i Ekonomis, Valon Saraçini, Prefekti i Komunës së Çairit, Izet Mexhitit, hoxhallarë dhe qytetarë të lagjes Butel II.
Fjalë përshëndetëse në këtë solemnitet kishin përfaqësuesi i Këshillit iniciativ pranë xhamisë së re, Prefekti i Çairit, Izet Mexhitit dhe Ministri, Saraçini. Të cilët përshëndetën hapjen e kësaj xhamie dhe uruan xhematin e kësaj lagjeje duke iu shprehë përgëzime që përmes kësaj xhamia të ndërtojnë vlerat shoqërore dhe të ndihmojnë në afërsi mes vete pasi edhe njëri nga rolet e xhamisë është të ofron besimtarët.
Më pas, fjalë e rasti kishte Reis ul Ulema, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili të pranishmit fillimisht i përshëndeti dhe përgëzoi qytatarët për hapjen solemne të këtij tempulli të shenjtë. Kreu i BFI-së falënderoi prefektin e komunës së Çairit, Izet Mexhitit, Minsitrin Saraçini dhe prefektin e Butelit për kontributin e dhënën në këtë drejtim si dhe personalitete që kanë dhënë. Bashkëjetesa është e domosdoshme,toleranca është i domosdoshëm, tolerance është e preferuar në parimet islame, jo tolerancë është joislame. Neve na pengoj shpirtat islamofob, shpirtërat të cilët janë antishqiptar, për fat të keq në vendin tonë ende do të ballafaqohemi me forca të errta, andaj dhasht Zoti që të gjithë ata që janë ushqyer me islamofobi dhe antishiptarizëm në shpirtërat e tyre të lëshon mëshirë dhe fillojnë të zbuten, sepse rrugëdalje tjetër nuk kanë. Ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi këtu por do të vazhdojmë të kërkojmë dhe mbrojmë atë që na takon, do ta mbrojmë kulturën tonë, fenë, do ta ruajm identitetin tonë dhe do ti kërkojmë të drejtat që na takojnë”- shtoi H. Sulejman ef. Rexhepi.
Kjo xhami emrohet me emrin” Fetah Efendiu” e një dijetari alimi, ulemaje të madh të gjenratave të kaluar, për të cilin kemi konsiderata të veçanta për atë, bëhemi sebeptar të përkujtojmë figurin e tij, emrin e tij, punë e tij, ngase ai ishte Ulema pa konkurencë në trojet tona.
Hapje solemne e xhamisë së re në Butel
Next Post
Comments are closed.