Hapje solemne e xhamis në fshatin Bellanoc

Në fshatin Bellanoc të Komunës së Likovës, para një numri të konsiderueshëm të besimtarëve të fesë islame, u bë hapja solemne e xhamisë së këtij fshati.
Ndërtimi i xhamisë filloi saktësisht një vit më parë kur më datën 11.10.2011 u vu gurthemeli i saj.
Në solemnitetin e organizuar nga fshatarët e Bellanocit, të pranishëm ishin nga Bashkësisë Fetare Islame e R. M., përfaqësues të pushteti qendror dhe lokal, të partive politike, OSBE-së dhe besimtarë nga treva të ndryshme shqiptare.
xhamia e bellanoces
Atyre iu drejtuan:Koordinatori për ndërtimin e kësaj xhamie, Feriz Dervishi, myftiu i Myftinisë së Kumanovës, Abedin Imeri të cilët përshëndetën të pranishmit duke e lutur Allahun Fuqiplotë që t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuan për ndërtimin e kësaj xhamie. Mes tjerash ef. Imeri theksoi se: Jemi mirënjohës për të gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuan në ngritjen e këtij tempulli të shenjtë. Ai gjithashtu theksoi mbi rolin dhe rëndësin e xhamisë, sidomos të kësaj xhamie që u ndërtua në thellësi të malësisë së Karadakut, në brezin kufitar me Kosovën.
Ai mes tjerash shtoi se vlera e ngritjes së xhamive në islam është tejet i rëndësishëm, duke i konsideruar simbol të adhurimit, institucion edukativ përmes të cilëve edukohen gjenerat e reja, si dhe institucioni i parë i themeluar nga Muhamedi a.s pas emigrimit të tij nga Meka në Medine.
H. Afrim ef. Tahiri.Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, H. Afrim ef. Tahiri tha se në Maqedoni janë aktive 600 xhami dhe përmendi vështirësitë që po has BFI-ja në ndërtimin e xhamive në pjesët ku jetojnë maqedonasit, duke e veçuar xhaminë e Prilepit e cila është xhamia e vetme e cila nuk është rindërtuar pas konflikti të viti 2001, vit në të cilin u shkatërruan shumë xhami. “ Këtu jemi të pranishëm përfaqësues të pushteteve të të gjitha niveleve dhe përfaqësues ndërkombëtar. Dua të theksoj se edhe përkundër faktit që gjendemi në demokraci pas rënies dydekadëshe të komunizmit, për fat të keq edhe më tej në Maqedoni nuk na jepen leje për ndërtimin e xhamive si në Dojran, Strumicë dhe në vende të tjera të Maqedonisë Lindore, në Prilep, Llazhec, Manastir, Shkup e deri vonë edhe në Kumanovë, andaj kjo xhami le të jetë një simbol dhe udhërrëfyes edhe për ndërtimin e xhamive të tjera”
Pas hapjes solemne, u bë falja e namazit të drekës, me çrast pas përfundimit të namazit, për mysafirët u shtrua një drekë në natyrën e bukur të fshatit Bellanoc.

Comments are closed.