Hapje solemne e viti të ri shkollor 2016-2017 në Medresenë e vajzave “Isa- Beu” paralelja e shtrirë të vajzave në Tetovë
Sot më 05.09.2016 ( e hënë), me vendimin e Kryetarit të BFI’së, në hapësirat e paraleles së shtrirë të vajzave në Tetovë u mbajt akademia solemne për fillimin e vitit të ri shkollor 2016-2017. Në këtë akademi solemne të pranishëm ishin: Kryetari i BFI-së Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Shkupit Rexhep ef. Jusufi, Myftiu i Shtipit Isa ef. Ismaili, Myftiu i Kërçovës Murat ef. Huseini, Myftiu i Ohrit Samet ef. Ajdari, Kryetari i Kuvendit të BFI-së Haki ef. Agushi, Drejtori i përgjithshëm i Medresesë “Isa-Beu” Ibrahim ef. Idrizi, Koordinatori i i Myftinisë së Manastirit Amit ef. Rasimi, Koordinatori i Myftinisë së Prilepit Shefket ef. Imeri, koordinatorë të paraleleve të shtrira të Medresesë “Isa- Beu”, profesoreshat dhe profesorët e Medresesë “ Isa Beu”. Me këtë rast programi ishte më sa vijon: 1) Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi- mbajti fjali përshëndetëse 2) Drejtori i përgjithshëm i Medresesë Ibrahim ef. Idrizi- mbajti fjali përshëndetëse 3) Kurse fjalën kryesore e mbajti – Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi
Kryetari BFI-së në fjalët e tij përfundimtare tha: “Lusim Allahun Fuqiplotë për ndriçimin e këtij rrugëtimi të shenjtë, për një vit të mbarë dhe me plotë suksese, si për nxënësit poashtu edhe për mësimdhënësit dhe mësimdhënëset.” Programi përfundoi me një koktej që kishte përgatitur Medreseja e vajzave paralelja e shtrirë në Tetovë.
Comments are closed.