HAPJA SOLEMNE E XHAMISË “BASHKIMI” NË LINCË TË AUSTRISË

Të dielën më 09.10.2022 Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mori pjesë në manifestimin e hapjes solemne të Xhamisë “Bashkimi” në Lincë të Austrisë i ci u mbajt në një ambijent madhështor.
Pjesamarrja ishte masovike nga shumë personalitete të njohura fetare, diplomatike dhe të pushtetit lokal. Mikpritje vëllazërore e udhëhequr nga Kryetari i Xhamisë dhe i ALKIG Z. Vahidin Beluli dhe Imamit Z. Menderez Alili.
Tek besimtarët tanë ndihej kënaqësi e madhe e kjo shihej në fytyrat e tyre.
Me këtë rast, Reisul Ulemaja i uroi organizatorët dhe të pranishmit në emër të BFI e RMV dhe Kryetarit të Xhamisë i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë.

Comments are closed.