Të fundit
- DREJTORI I INSTITUTIT TË TRASHËGIMISË SË SHARIKAS, DR. ABDULAZIZ EL-MUSEL-LEM, PRITI NË TAKIM REISUL ULEMANË E BFI TË RMV, H. HFZ. SHAQIR EF. FETAIN
- REISUL ULEMAJA U PRIT NGA KRYETARI I KËSHILLIT BOTËROR TË KOMUNITETEVE MUSLIMANE ME SELI NË ABU DABI, DR. ALIJ EN-NUAJMIJ
- Reisi pret në takim Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe zëvendësin e tij Nazim Bushi
- Presidenti Pendarovski priti në takim pune Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetain / Претседателот Пендаровски го причека Реисул Улема Хфз. Шаќир Фетаи на средба
- Ambasadorja e ShBA-së, znj. Kate Marie Byrnes, vizitoi Reis Ulemanë – Shq/Мкд/Eng
- Reis Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme z. Bujar Osmani
- Hëna e Re – Dhjetor 2020, Numri 351
- HFZ. SHAQIR EF. FETAI U PRIT NGA AMBASADORI I MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE NË TIRANË, EKSELENCA E TIJ, Z. ABDULMU’MIN MUHAMMED SHEREF
- REISUL ULEMA I BFI NË RMV, H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI, PRITET NË ZYRAT E KOMUNITETIT MUSLIMAN SHQIPTAR NGA KRYETARI H. BUJAR EF. SPAHIU
- KRYETARI I BFI NË RMV PRITI NË TAKIM DY NËNKRYETARËT E BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM, Z. NEVZAT BEJTA DHE Z. IZET MEXHITI
HAPET XHAMIA PESËSHEKULLORE “HAXHI MUHJIDIN” NË LAGJEN SERAVË TË SHKUPIT
Sot, më 21 tetor 2020 me një program solemn, hapet xhamia e lashtë pesëshekullore”Haxhi Muhjidin” në lagjen Seravë të Shkupit, ku në prezencë të ud.kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema h.hfz.Shaqir ef.Fetai i shoqëruar nga kabineti i tij, Myftiut të Myftinisë së Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiut të Myftinisë së Tetovës Dr.Qani ef.Nesimi, Myftiu i Myftinisë së Strugës Mr.Salim ef.Sulejmani, Myftiu i Myftinisë së Ohrit h.Samet ef.Ajdari, Myftiu i Myftinisë së Shtipit Mr.Nasir ef.Rexhepi, koordinatori i Myftinisë së Kërçovës Qamil ef.Rushiti, kryetarit të O.H “Hilal” pranë BFI-së Fadil ef. Ramadani, hoxhallarë nga gjitha rajonet e Shkupit si dhe xhematlinj të Shkupit u bë hapja e xhamisë “Haxhi Muhjidin”.
Programi filloi me leximin e disa ajeteve kuranore nga Nimet ef. Aliu.
Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua hatibi i xhamisë Bexhet ef.Dernjani, i cili në emër të këshillit të xhamisë falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre.
Fjala përshëndetëse i takoi nikoqirit të organizimit të këtij programi, dr. Qenan ef. Ismaili i cili foli mbi vlerën dhe rëndësinë e xhamisë në Islam, duke lutur Zotin që donatorët t’i shpërblejë, në këtë rast, çmoi lartë kontributin e familjes Bushi, të cilët mbështetën rindërtimin e xhamisë duke sakrifikuar nga pasuria e tyre, që kjo xhami të shëndrohet në vatër shërbimi e edukimi për besimtarët e kësaj lagje.
Po ashtu, fjalë përshëndetëse kishte edhe Kryetari i Komunës Çair, z. Visar Ganiu.
Fjala e rastit i takoi Kreut të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai foli rreth rëndësisë së rikthimit të xhamive të rrënuara dhe adoptimin e tyre për tu shërbyer besimtarëve.
Kreu i BFI gjithashtu falënderoi të gjithë kontribuuesit në rikthimin e kësaj xhamie, e cila prej sot, do të shërbejë për besimtarët muslimanë, e do ta gjallërojë lagjen e Seravës me ezanin e kësaj xhamie të lashtë, e cila sërish kthehet në vendin e saj.
“Falënderimi i takon Zotit që na mundësoi ta kthejmë xhaminë, aty ku ka qenë shekuj më parë dhe ky është një gëzim i papërshkrueshëm, që vështirë të përshkruhet me fjalë për faktin se po kthejmë një xhami të vjetër, ku ezani, namazi do të falen në këtë shtëpi të Allahut” – tha mes tjerash Reisi.
Për të gjithë ata që kontribuan në rindërtimin e kësaj xhamie, u ndanë mirënjohje për kontributin e dhënë dhe atë;
Familjes Bushi për kontributin e dhënë në mbështetjen financiare si donatorë kryesor të xhamisë; z.Fatmir Eminit për mbikqyrjen e punimeve, z. Visar Ganiut për mbështetjen institucionale, si dhe hatibit të xhamisë Bexhet ef. Dernjani për angazhimin e tij deri në përfundimin e punimeve.
Më pas, hfz. Sabaatin ef. Nuhiju, lexoi disa ajete Kuranore.
Programi u përmbyll me duanë nga Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Prof. dr. Qani ef. Nesimi.
Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.
Ju gjithashtu mund të lexoni