Hapet Xhamia e Re në fshatin Çajlanë
Të premten më 29 korrik 2022, në prag të Vitit të Ri të Hixhretit 1444, u realizua ceremonia zyrtare e hapjes së Xhamisë së Re në fshatin Çajlanë.
Në këtë solemnitet napjesëmarrës ishte Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpunëtorët e tij, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Kryetari i Kuvendit të BFI H. Fejsall ef. Kadriu, kryetari i OH Hilal Mr. Fadil ef. Ramadani, Hfz. Xhemail ef. Nuhiju, veprimtarë, donatorë dhe përkrahës të jetës fetaro islame, imami i fshatit Çajlanë Hasip ef. Saqipi si dhe mysafirë të ndryshëm nga vendi e nga jashtë.
Në këtë solemnitet u dekoruan; kryetari i këshillit inicues për ndërtimin e xhamisë z. Rufan ef. Sheipi si dhe h. Abedin Aliu në shenjë falenderimi për përkrahjen financiare në ndërtimin e xhamisë.
Allahu xh. sh. i shpërbleftë të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e xhamisë, me mirësitë e Tij të panumërta!
Comments are closed.