Edhe një lajm i bukur për Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit vjen sërish nga Akademia e Kuranit Fisnik në Universitetin e Sharikas e që na bën krenar të gjithëve. Të hënën, më 18.04.2022. përveç Hafizit të njohur Elyesa ef. Asani, ka marrë Certifikatën nga Akademia e Kur’anit Famëlartë të Universitetit të Sharikas edhe Hafizja Elvira Halimi nga Tetova, pra Diplomën për ndjekësit e mësimeve online në këtë Akademi.
Hafizja Elvira Halimi është ish medresante e Medresesë Isa Beu dhe aktualisht studente në Universitetin Al Qasimia në Sharike (Sharjah). Ajo pas një periudhë kohore në mësim online ka marrë Certifikatë Ixhaze-je për kiraetin Hafs an Asim (hifz), nga Akademia e Kuranit Fisnik në Sharike (Sharjah).
Comments are closed.