Hafizi i mirënjohur Ismail Çoshar mysafir special i BFI-së

Gjatë këtyre ditëve në vendin tonë po qëndron njëri nga lexuesit më të mëdhej dhe më të njohur të Kuranit në botë i cili vjen nga R. Turqisë, hafizi i shquar Ismail Çoshar. Me kërkesë të Reis ul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi drejtuar kreut të Dijanetit Turk, kohë më parë nga një vizitë që realizoi ef. Rexhepi në Ankara, kërkoi që Ismail Çoshar të jetë mysafir special i Riasetit të Bashkësisë Fetare Islame në muajin e madhërishëm të Ramazanit në Maqedoni.
Hafizi në fjalë ka një biografi të pasur dhe njëherit shërben si imam në xhaminë Koxhatepe të Ankarasë. Për herë të parë është punësuar në këtë xhami në vitin 1975, ndërsa si Imam shërben afër 36 vite, xhamia Koxhatepe konsiderohet njëra nga xhamitë më të mëdha në Turqi. Ai ka vizituar afër 116 shtete të botës dhe është paraqitur me këndime nga Kurani dhe kaside.
ismailcosar
Ismail Çoshar këtyre ditëve vizitoi disa xhami në Shkup, mes tjerash prezentoi në xhaminë e Mustafa Pashës për të falë namazin e Teravisë. Myftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani para xhematit të Mustafa Pashës e prezentoi dhe  i njoftoi të pranishmit me biografinë e shquar të hafizit, Ismail Çoshar.
Xhematit të kësaj xhamie hafizi në fjalë u paraqit me leximin e një ashere nga Kurani Famëlartë, pastaj realizoi namazin e Teravisë, ku më pastaj këndoi Kuran dhe kaside. Ai njihet me këndimet e tij nga zëri i tij i bukur dhe i rrallë fascioni të gjithë ata që përcollën dhe falnin namazin.
Ismail Çoshar vazhdoi vizitat e tij tani në Tetovë, me çrast xhemati i xhamisë së Pashës- Larme patën nderin të e dëgjojnë me leximin e vargjeve Kuranore dhe Kasideve.  Rrugëtimi i tij do të vazhdoj në qytetin e Gostivarit, Ohrit dhe do të rikthehet përsëri në Shkup për të përmbyll vizitën e tij në Maqedoni.

Comments are closed.