H. Sulejman ef. Rexhepi vlerësohet me titullin “Misionar Paqeje” dhe Ambasador Nderi i DMPP
Misioni Diplomatic për Paqe dhe Prosperitet (Diplomatic Mission Peace and Prosperity), i akredituar nga OKB, NATO dhe një sërë organizatash të tjera ndërkombëtare, në bashkëpunim me partnerët e vetë ndërkombëtarë, si American Diplomatic Mission for World Peace, etj, në një ceremoni rasti të mbajtur sot në Tiranë, e vlerësoi Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi me titullin Misionar Paqeje dhe Ambasador Nderi i DMPP.
Siç e arsyetoi në fjalën e vetë Guvernatori Dr. Shefki Hysa, drejtues i misionit diplomatik, ky titull i jepet Sulejman ef. Rexhepit, “në shenjë respekti si Misionar i Paqes, njeri që në çdo mënyrë, me veprimet dhe aktivitetin e vetë shumëvjeçar ka kontribuar në përhapjen e tolerancës dhe mirëkuptimit mes njërëzve…”.
Me fjalë rasti, në këtë ceremonial u paraqit edhe Dr. sci. Arijan Hamiti, Këshilltar pranë Kabinetit të Prefektit të Tiranës, Erion Veliaj. Ai, duke bërë një paraqitje mbresëlënëse të profilit teologjik e kombëtar të Sulejman ef. Rexhepit, theksoi se një mirënjohje e këtillë me të drejtë e vendos Reisul Ulemanë e BFI në RMV në krah të personaliteteve të shquara ndërkombëtare që janë vlerësuar me këtë titull.
Nga personalitetet e shumta që ishin të pranishëm në këtë ceremoni, me fjalë respekti e kënaqësie, u paraqitën edhe Magbule Ceco – ish Zëvendëskryeministre dhe Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, ish Prefekte e Tiranës dhe deputete shumëvjeçare, Fiqiri Kllari-Konsull Nderi i BeH në Shqipëri, deputeti aktual z. Koçi Tahiri, ish Zëvendësministri i ekonomisë – Leonard Beqiri, Gjenerali i Paqes nga Kosova- Alush Shala, Dr.Prof. Sulejman Abazi-Ambasador i Paqes, Dylbere Dika – Drejtore e Përgjithshme e Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Ndue Doda, Misionar i Paqes nga Mirdita.
Në fund të kësaj ceremonie, h. Sulejman ef. Rexhep, Reisul Ulema i BFI në RMV, duke u falenderuar për nderin dhe respektin që i paraqet ky titull, si edhe për vlerësimet e folësve të nderuar, theksoi se “ është privilegj dhe nder i madh të bartësh titullin Misionar i Paqes dhe Ambasador Nderi i DMPP, në veçanti për shkak se përveç respektit për personalitetin e tij, ky titull është i rëndësishëm sepse i jepet një prijësi fetar musliman, me ç’ gjë njëkohësisht shprehet respekt edhe për fenë islame si fe që rrezaton paqe e tolerancë…”
Comments are closed.