H. HFZ. SHAQIR EF. FETAHU PRANON MENSHURËN PËR REISUL ULEMA I BFI NË RMV NGA RIJASETI I KËTIJ INSTITUCION
Në një ceremoni solemne në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup, u bë dorëzimi solemn i dekretit, Menshurës, për Reisul Ulema, h. Hfz. Shaqir ef. Fetahun, nga Rijaseti i BFI në RMV.
Në manifestim morën pjesë një numër i konsiderueshëm i mysafirëve. Përfaqësues të të gjitha institucioneve të BFI-së, përfaqësues të institucioneve shtetërore të Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga Sekretari Gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut z. Muhamed Zeqiri që ishte sot në cilësinë e përfaqësuesit të Kryeministrit të vendit z. Zoran Zaev, Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, z. Arianit Hoxha, zv. ministrat z. Ilir Hasani – zv. Ministër i Shëndetësisë dhe z. Arafat Shabani – zv. Ministër i Arsimit dhe Shkencës, deputet z. Afrim Gashi, kryetari i komunës së Çairit z. Vusar Ganiu dhe zyrtarë tjerë.
Kryetarë dhe përfaqësues të partive politike të vendit, subjekteve shqiptare, z. Nevzat Bejta – nënkryetar i BDI, z. Remzi Mehmeti përfaqësues i Aleancës për shqiptarët, kryetari i lartëpërmendur i Alternativas dhe ministri i lartëpërmendur i Lëvizjes Besa, partitë turke, rome dhe boshnjake.
Përfaqësues të Bashkësive Islame të Rajonit; Kryetari i Komuniteti Musliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu, Përfaqësuesi i Muftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës Mr. Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kroacisë Dr. Aziz ef. Hasanović, Kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, H. Rifat ef. Fejzić.
Përfaqësues të përfaqësive të huaja në vend, përfshirë nga Turqia, si këshilltari i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë, Murat Alkan, drejtori i Institutit Yunus Emre Shkup, Serhat Kula dhe drejtori i Fondacionit Maarif të Turqisë për Maqedoninë e Veriut, Mustafa Dillioğlu, po edhe mysafirë special nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të dërguar nga Kryetari i Këshillit Botëror të Bashkësive Muslimane me seli në Abu Dabi, Dr. Ali Nuajmij.
Përfaqësues të komuniteteve tjera fetare, drejtorisë për marrëdhëniet mes bashkësive fetare si dhe shumë mysafirë tjerë.
Pas përshëndetjes së të pranishmëve nga moderatori Evzal Sinani, u bë leximi i dekretit solemn “Menshura” në 7 gjuhë; gjuhën arabe nga Eljesa ef. Mamudi, gjuhën shqipe nga Musa ef. Biba, gjuhën maqedone Erkan ef. Selimovski, gjuhën turke Havzi ef. Ramadani, gjuhën angleze Jusuf ef. Xheladini, gjuhën rome Muhamed Memedov dhe Kadrija Murić në gjuhën boshnjake.
Pas leximit, Menshura iu dorëzua solemnisht Reisul Ulemasë së ri, H. Hfz. Shaqir ef. Fetait nga Kryetari i Komisionit të themeluar enkas për këtë qëllim, Myftiut të Myftinisë së BFI në Kumanovë, h. Abedin Imeri.
Pas pranimit të Menshurës, në emër të Rijasetit të BFI në RMV, Betimin Solemn të Reisul Ulemasë ia diktoi Reisit Myftiu i Myftinisë së BFI Shkup Dr. Qenan ef. Ismaili
Pas betimit, programi që u hap solemnisht me Kur’an nga lexuesi i mirënjohur Mr. Eljesa ef. Asani dhe tekbire nga nxënësit e SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup, u përmbyll nga zëri i bukur i Kadri ef. Ahmedit dhe në fund fare, duanë për sukses të Reisit e bëri profesori i mirënjohur, Dr. Taxhudin Bislimi.
Comments are closed.