Gurthemeli i Xhamisë së re në Gornjan të Gostivarit

“Ne jemi shpërngulur nga Gornjani, por  mëndjen dhe zemrën e kemi atje”. Ishin fjalët që dilnin nga gjuhët e besimtarëve që ishin shpërngulur nga fshati në fjalë. Mu për këtë nostalgjia për bukuritë e këtij fshati kanë ndikuar në marrjen e iniciativës për ndërtimin e Xhamisë së re, e cila u materializua me vënien e gurthemelit më 26 prill të këtij viti.
Në këtë solemnitet, përpos Muftiut të Gostivarit i cili ishte nikoqir, morën pjesë dhe Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim Tairi, muftiu i Shkupit, muftiu i Kërçovës, kryetari i Komunës së Vrapçishtit, dhe shumë besimtarë nga fshatrat për rreth.
Fjalë përshëndetëse kishte muftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu, duke u dëshiruar mirëseardhje të pranishmive, mes tjerash potencoi se nevoja ishte e madhe që ky  fshat të ketë xhami të re. Kjo iniciativë ishte nga banorët që jetojnë në këtë fshat, numri i të cilëve ishte i vogël dhe i gjithë atyre që ishin shpërngulur më herët nga Gornjani. Myftiu i Gostivarit përgëzoi bashkëqytetarët e tij për këtë gurthemel. Ndërsa, prefekti i Komunës së Vrapçishtit në fjalën e tij përshëndetëse uroi qytetarët e kësaj komune për iniciativën e marrë duke deklaruar se për shkak të nevojave të fshatarëve kishte bërë intervenimin infrastrukturor.
photo-0061
Në fjalën e tij të rastit Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi përshëndeti këtë iniciativ për ndërtimin e kësaj xhamie, e uroi Muftininë e BFI-së në Gostivar, Kominën e Vrapçishtit dhe xhematin e fshatit e Gornjan. Në vazhdim H. Sulejman ef. Rexhepi vlersoi tejmase  këtë iniciativë të qytetarëve duke dëshmuar se ky gurthemel flet për vlerat tona që kemi si popull në rrafshin kombëtar dhe fetar.
“Besimi i juaj i fuqishëm në Allahun fuqiplotë dhe kultura e juaj fetare e ndërtuar në bazë të parimeve të pastërta islame bënë që të përcjellim mesazhe se Ne e mbrojmë dhe kultivojmë trashigimin tonë kulturore, mbi të gjitha Ne jemi në shërbim të fesë dhe vatanit”. Theksoi në fund të fjalës së tij njeriu i parë i BFI-së.

Comments are closed.